LAJMI I FUNDIT:

Vdes gruaja e parë e Donald Trumpit, Ivana Trump

Vdes gruaja e parë e Donald Trumpit, Ivana Trump
Donald dhe Ivana Trump (Foto: Dave Kotinsky/Getty Images)

Ivana Trump ka vdekur nga një atak kardiak në moshën 73-vjeçare.

Ish-modelja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Upper East Side të New Yorkut, sipas ish-bashkëshortit të saj, ish-presidentit Donald Trump, i cili ndau lajmin tragjik të vdekjes së saj në llogarinë e tij të Truth Social të enjten pasdite, shkruan DailyMail.


“Jam shumë e pikëlluar të informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në New York”, ka shkruar ai.

Trump – i cili ka tre fëmijë me ish-gruan e tij tashmë të ndjerë – vazhdoi të nderonte Ivanën, duke e përshkruar atë si një grua ‘të bukur, të mahnitshme’, ndërsa nderonte lidhjen e saj të ngushtë me fëmijët e tyre: Donald Jr, Eric dhe Ivanka.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe mbresëlënëse, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese”, vazhdoi ai. “Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj: Donald Jr., Ivanka dhe Eric”.

“Ajo ishte aq krenare për ta, ashtu siç ne të gjithë ishim aq krenarë për të. U prefsh në paqe, Ivana”, përfundoi Donald Trump.

Djali i Ivanës, Eric, konfirmoi lajmin për vdekjen e Ivanës për DailyMail, duke thënë në një deklaratë të lëshuar në emër të familjes: “Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme – një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe e kujdesshme. Nënë dhe shoqe”.

“Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo iku nga komunizmi dhe e deshi këtë vend. Ajo i mësoi fëmijët e saj për guximin dhe ashpërsinë, dhembshurinë dhe vendosmërinë”, shkroi tutje Eric Trump.

Ivana ka lindur në Çekosllovaki në vitin 1946, megjithatë ajo u zhvendos në Kanada në mesin e viteve 1970, përpara se të transferohej në ShBA, ku u vendos në qytetin e New Yorkut.

Pikërisht atje ajo u takua me Trumpin, me të cilin u martua në vitin 1977, pasi e kishte takuar për herë të parë ndërsa punonte si modele. Çifti ishte i martuar për 13 vjet përpara se të divorcohej në vitin 1990 pasi Trump pati një lidhje me Marla Maples, e cila vazhdoi të bëhej gruaja e tij e dytë.

Ivana Trump (Foto: Evan Agostini/Invision/AP)

Pas ndarjes nga Trump, Ivana vazhdoi të takohej me aktorin italian Rossano Rubicondi, i cili vdiq në tetor të vitit 2021 pas një beteje me kancerin e lëkurës.

Ivana dhe Rossano u takuan për gjashtë vjet përpara se të martoheshin në vitin 2008 gjatë një ceremonie luksoze në Mar-A-Lago, pasuria e Palm Beach që nuk zotërohet nga askush tjetër përveç ish-burrit të saj të dytë, Trump.

Ajo ishte 59 vjeçe në atë kohë, ndërsa ai ishte 36 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori