LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen bënë lëvizjen e parë – hap Fabrikën e Baterive ‘SalzGiga” për vetura elektrike, e para nga gjashtë të planifikuara

Volkswagen bënë lëvizjen e parë – hap Fabrikën e Baterive ‘SalzGiga” për vetura elektrike, e para nga gjashtë të planifikuara

Volskwagen Group mbajti një ceremoni simbolike të vendosjes së themelit gjatë javës për atë që ata e quajtën SalzGiga, e para nga gjashtë fabrikat e ngjashme të prodhimit të baterive që pritet të ndërtohen në Evropë dhe Amerikën Veriore gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Fabrika e re, e cila u planifikua që të ketë kapacitet prodhimi prej rreth 40 gigawatt për orë, do të furnizojë afërsisht gjysmë milioni vetura elektrike. Prodhimi i këtyre baterive do të fillojë në vitin 2025.

Caranddriver shkruan se fabrika e baterive do të drejtohet nga PowerCo, një filiale e VW Group për prodhimin e baterive, e cila u themelua në janar, përcjell Telegrafi.


VW pret që kjo fabrikë deri në vitin 2030 të ketë kapacitet prodhimi për rreth tre milionë vetura elektrike me bateritë prej 240GWh.

Duke bërë këtë, VW po ndjek hapat e Tesla, BYD, General Motors dhe disa prodhuesve të tjerë të veturave.

Tesla ka Gigafabrika për prodhim të baterive dhe të veturave me bazë në Reno, Austin, Berlin dhe Shanghai, fabrika në të cilat prodhohet bateri me kapacitet prej 150 GWh. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë

"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori

Auto
Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Tunning
Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Auto
Pronari i një Lamborghini në New York City tregon se ka marrë “gjobën më të çuditshme ndonjëherë”

Pronari i një Lamborghini në New York City tregon se ka marrë “gjobën më të çuditshme ndonjëherë”

Auto
Aston Martin prezanton veturën më të shpejtë serike të prodhuar ndonjëherë

Aston Martin prezanton veturën më të shpejtë serike të prodhuar ndonjëherë

Auto
Si e shpëtuan punëtorët italianë Volkswagen-in?

Si e shpëtuan punëtorët italianë Volkswagen-in?

Auto
Kalo në kategori