Fshesa nuk e thith mirë pluhurin? Nuk është e nevojshme ta blini të re, provoni këtë truk
Do të kurseni para
Nëse keni vërejtur që fshesa me rrymë nuk punon mirë, mos u shqetësoni, ka një zgjidhje. Nuk është e nevojshme të blini fshesë të re menjëherë.
Gjithashtu nuk është e nevojshme ta çoni te mjeshtri, sepse mund ta riparoni vetë, e rëndësishme është vetëm të ndiqni këta hapa dhe fshesa me korrent do të jetë si e re, transmeton Telegrafi.
Fillimisht hapni pjesën e fshesës me rrymë ku është e vendosur qesja e pluhurit.
Kushtojini vëmendje gomës në kapak. Kjo gome, kur kapaku mbyllet, duhet të krijojë kontakt me gomën në qesen e pluhurit dhe të jetë e mbyllur hermetikisht.
Në këtë rast, në gomë krijohen shtresa pluhuri, të cilat në disa vende janë edhe deri në një milimetër të trasha.
Prandaj, dy gomat nuk puthiten mirë me njëra-tjetrën dhe motori, në vend që të thithë ajrin nëpërmjet zorrës së fshesës, thith ajrin midis këtyre dy gomave, gjë që redukton ndjeshëm fuqinë e pastrimit.
Një gjë e ngjashme mund të ndodhë në pjesën e gomës të qeses së pluhurit. Përdorni një leckë të lagur për të hequr depozitat e forta nga goma dhe bëni të njëjtën gjë në qesen e pluhurit.
Pas kësaj, është e nevojshme të pastroni filtrat që ndoten pas përdorimit të zgjatur të fshesës me rrymë. Hiqni filtrin e thithjes nga kutia dhe bëni të njëjtën gjë me filtrin që pastron ajrin që del nga fshesa.
Të dy filtrat duhet t’i shkundni mirë dhe më pas t’i lani me ujë dhe detergjent (mund të vendosni edhe të rinj nëse i keni). Lërini të thahen mirë dhe më pas vendosini në vend.
Kur ndizni fshesën me rrymë, do të shihni se ajo funksionon sërish si e re – fshin mirë dhe nuk nxehet. Nëse ende nuk funksionon, telefononi një riparues ose është koha për të blerë një të re. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak