LAJMI I FUNDIT:

Objektivat e Tahir Batatinës me Llapin e tij: Kupa e Kosovës, kampionati, talentët, rivalët dhe gjithçka tjetër

Objektivat e Tahir Batatinës me Llapin e tij: Kupa e Kosovës, kampionati, talentët, rivalët dhe gjithçka tjetër
Tahir Batatina dhe Llapi (Foto: Ardian Keka/Telegrafi)

Trajneri Tahir Batatina dhe Llapi i tij edhe këtë vit po e thonë fjalën kryesore në futbollin vendor, ndërsa në ndeshjet e fundit, forma e tyre është në rritje.

Para një jave Llapi arriti në finale të Kupës së Kosovës për të dytin vit me radhë, ku edicionin e shkuar e dërguan trofeun në shtëpi.


Në fundjavë, po ashtu Llapi shënoi një fitore shumë të rëndësishme ndaj Dritës në “Zahir Pajaziti”, duke treguar se edhe në kampionat nuk do të ndalen deri në fund, duke kërkuar pozita sa më të larta në renditje, pasi aktualisht janë të katërtit.

Trajneri Batatina në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se atmosfera në skuadër është shumë e mirë pas dy fitoreve të fundit.

Tahir Batatina (Foto: Shpend Ahmeti/Llapi)

“Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë. Grupi po funksionon si një familje. Tek ne gjithmonë ka qenë atmosfera fantastike në ekip sepse kemi krijuar me vite të tëra një harmoni dhe lidhje të ngushtë mes futbollistëve”, deklaroi fillimisht Batatina.

Llapi është i katërti me 47 pikë, por ata thonë se nuk janë dorëzuar për pozitën e dytë, që mbahet nga Gjilani që ka tetë pikë më shumë.

“Po e kam potencuar se tashmë asgjë nuk ka përfunduar në kampionat sa i përket pozicionimit, për pozitën e dytë do mundohemi deri në fund që ta arrijmë sepse e meritojmë si skuadër pasi kemi treguar një futboll të bukur për shikuesit”, thotë me besim trajneri llapjanas.

Talentët e rinj dhe ata në ardhje – ofertat për ta  

Si çdo vit edhe këtë vit lojtarët e rinj kanë rënë në sy të Llapi, ku shembulli më i mirë është Ilir Krasniqi, i cili me ndeshjet e mira ka fituar edhe një vend te Kosova U21.

Trajneri Batatina thotë se te Llapi ka edhe emra të rinj që pritet të shkëlqejnë në muajt në vazhdim – ndërsa shton se disa nga ta kanë edhe oferta.

“Ilir Krasniqit iu është dhënë hapësira e ka shfrytëzuar në maksimum dhe ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme. Ne jemi duke u dhënë prioritet të rinjve dhe mendoj se edhe më tepër hapësirë nga të rinjtë do kenë disa futbollistë fantastik si Aulon Shabani , Muhamed Llapashtica, Shaban Shabani, Avni Selmani etj”.

Llapi duke festuar një gol ndaj Prishtinës (Foto: FC Llapi)

“Ofertat? Ne nuk do ngutemi, nuk do tu japim hov në media gjërave të tilla. Do i shqyrtojmë ofertat cilat vinë për futbollistët tanë. Mendoj që këtë sezon kanë shkëlqyer Valmir Veliu e Ilir Krasniqi, por edhe Kastriot Selmani ka bërë një super sezon në pranverë”, deklaroi Batatina.

Finalja e Kupës së Kosovës dhe premtimi për Legjendat

Llapi në mes të muajit maj do ta luajë finale e Kupës së Kosovës ndaj Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri Batatina thotë se po punojnë shumë që ky trofe të jetë në Llap edhe për një vit tjetër, ndërsa thotë se kryesia do të ndajë edhe premio në rast se skuadra e fiton Kupën e Kosovës.

“Për Legjendat premtimi do të jetë mbrojtja e trofeut të fituar dhe për këtë na duhet punë jashtëzakonisht e madhe. E njohim ekipin e Dritës, është ekip cilësor por ne do ta përgatisim ndeshjen për ta fituar”.

Festa e Llapit me Legjendat (Foto: FC Llapi)

“Lojtarët e Llapit më gëzon fakti që paguhen me rregull çdo muaj dhe pagat iu dalin më datë 5 ose 6. Premia ka pasur nga kryesia e klubit në ndeshje të rëndësishme apo them gati shumicën e ndeshjeve në këtë sezon dhe për ndeshjen finale do ulem me presidentin Beqir Batatina dhe drejtorin kkzekutiv Bejtush Batatina për të biseduar rreth shumës eventuale të premiove”, ka thënë Batatina për Telegrafin.

Superliga në skanerin e Tahir Batatinës

Ky sezon i Superligës së Kosovës, ka shkuar me befasi të madha, ku shumë skuadra nuk i janë afruar asaj që kanë pretenduar në fillim.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka folur për skuadrat rivale, duke treguar se cilat e kanë befasuar për të mirë dhe cilat për të keq.

“Për të mirë më ka befasuar skuadra e Malishevës e cila në fillim është konsideruar autsajder i Superligës, por ka bërë një ekip që neve si Llap na ka bërë telashe në dy ndeshjet e para ku njërën e kemi humbur, kurse tjetrën e kemi fituar në fund. Në ndeshjen e tretë edhe pse kemi fituar bindshëm ka qenë shumë e vështirë fitorja”.

Tahir Batatina (Foto: FC Llapi)

“Kurse për të keq më ka befasuar ekipi i Prishtinës sepse ka aty shumë futbollistë cilësor por edhe pse nuk jam kompetent për këtë gjë mendoj që organizimi i tyre pas fitimit te titullit kampion më ka befasuar dhe ndodhen tashmë në një pozitë që realisht janë larg objektivave të tyre”, deklaroi Batatina.

Llapi këtë jave do të jetë mysafir i Drenicës, e cila po lufton për mbijetesë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori