LAJMI I FUNDIT:

​Murati për ish-Qeverinë Hoti: Keni lënë miliona euro borxhe

​Murati për ish-Qeverinë Hoti: Keni lënë miliona euro borxhe
Foto: Arkiv

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është përplasur me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në seancën e sotme plenare të Kuvendit.

Murati ka akuzuar ish-Qeverinë Hoti se ka lënë 40 milionë euro borxh në bujqësi, 180 milionë euro për shpronësime dhe 110 milionë euro borxh për Trustin.


“Për ekonomi nëse doni mund të bëjmë një debat edhe mund t’iu shpjegoj në detaje se si funksionon çmimet, deficiti buxhetor dhe buxheti. Por të hyrat shtesë sapo e shpjegova se ku kanë shkuar, madje një pjesë e madhe e tyre është dashur të paguhen faturat që i keni lanë dhe kemi plotë fatura të papaguara. S’është çështje e prokurorisë, është faturë që e ke lënë pa paguar dhe është borxh. Keni lënë 40 milionë euro në bujqësi, 180 milionë për shpronësime, miliona tjera borxhe dhe 110 milionë euro borxhe për Trustin”, tha Murati.

Bajrami, Muratit: Qeveria Kurti nuk ka guximin që t'i publikoj listat se kënd e ka subvencionuar
Lexo po ashtu Bajrami, Muratit: Qeveria Kurti nuk ka guximin që t'i publikoj listat se kënd e ka subvencionuar

Ai foli edhe projektet në energjinë, ku përsëriti se fondet e MCC-së nuk kanë humbur, derisa adresoi kritika edhe për tregtarët për manipulime me çmime.

“Nuk mund të thuhet se nuk po bëni asgjë për energjinë, kur në fakt projekti alternativ ka qenë i paraparë tek pas 10 vjetësh, e që po ashtu është ende opsion, vetëm kemi vendos që t’i shtetëzojmë mjetet që janë të parapara tani. U përmend edhe subvencionim i energjisë elektrike, i cili është bërë sepse për bizneset përbënë kosto që i pastaj i bartet konsumatorit. Pra në mënyrë që mos të kemi një presion shtesë inflacionit, si arsyetim për rritje të çmimit kemi dashur të mbulojmë amvisëritë, bizneset dhe prodhuesit. Por po më vjen mirë që në këtë kuvend më fund po pranohet se ka pasur manipulime edhe nga tregtarët. Po më vjen mirë që deputetët e opozitës po pranohet se ka pasur manipulime edhe nga tregtarët, pasi deri më sot sulmin e vetëm e kanë pasur vetëm ndaj qeverisë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori