LAJMI I FUNDIT:

“Unë nuk kafshoj, nga çka frikësohesh?” – Zelensky fton në takim Putinin

“Unë nuk kafshoj, nga çka frikësohesh?” – Zelensky fton në takim Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një konferencë për shtyp në ditën e tetë të agresionit rus.

I pari i shtetit ukrainas tha se bisedimet e drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin janë “e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë”.


Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë

“Unë nuk kafshoj, nga çfarë keni frikë?”, Zelensky iu drejtua Putinit, raporton skynews.

Ai tha se do të ishte e arsyeshme të kishte bisedime, duke shtuar se “Çdo fjalë është më e rëndësishme se të shtënat”.

“Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë”, tha ai.

“Uluni me mua. Vetëm, jo 30 metra larg si me presidentin francez [Emmanuel Macron]”, shtoi ai, duke iu referuar bisedimeve në tryezë të gjatë muajin e kaluar.

Zelensky dëshiron bisedime të drejtpërdrejta me Putinin - NATO-s i kërkon aeroplanë luftarakë
Lexo po ashtu Zelensky dëshiron bisedime të drejtpërdrejta me Putinin - NATO-s i kërkon aeroplanë luftarakë

Theksojmë se delegacionet e të dyja shteteve aktualisht janë duke zhvilluar bisedime në një vend në kufi mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Ndryshe, Putin gjatë një bisede telefonike me të parin e shtetit francez ka pohuar se do të vazhdojë luftën në Ukrainë dhe se më e keqja do të vjen në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori