Paulo Fonseca zbulon tmerrin e kaluar në Ukrainë: Qëndruam në një podrum, kaluam 30 orë rrugë për tu larguar nga lufta
Paulo Fonseca ka qenë njëri nga sportistët e famshëm që ishte prezent në kryeqytetin ukrainas Kiev pas sulmeve nga rusët.
Trajneri i njohur portugez ishte rikthyer në kryeqytetin italian nga pushimet në Maldive, pasi bashkëshortja e tij është me prejardhje nga ky shtet.
Por Fonseca ishte zgjuar në mëngjesin e 24 shkurtit me krismat e bombardimeve të mëdha që po bëheshin nga Rusia në Ukrainë.
Ai doli me një mesazh duke treguar gjendjen e rëndë, teksa më vonë ia doli të largohet nga Kievi së bashku me familjen e tij.
Ish-trajneri i Shakhtar Donetsk dhe Romës tani ndodhet në Portugalinë e tij të qetë, teksa por vazhdon të tregojë rrëfimin e tij për netët e tmerrit të kaluara në Ukrainë.
Në një intervistë për Sky Sport UK, Fonseca tregoi momentet e kaluara në Ukrainë si dhe largimin nga ky shtet.
“Ne nuk e dinim se çfarë të bënim, të gjithë tentonin të largoheshin nga Kievi. Dario Srna (drejtor sportiv i Shakhtar Donetsk), më thirri në telefon dhe më tha të shkoja në hotelin që është në pronësinë e presidentit. Së bashku me familjen time shkuam aty ku ishin lojtarët brazilian të Shakhtarit si dhe trajneri Roberto De Zerbi me stafin e tij”, tha Fonseca.
“Në hotel qëndruam në një bunker dhe ishim të stresuar të gjithë, por fatmirësisht ia dolëm të shpëtonim”.
“Fillova të mendoja se situata vetëm do të përkeqësohej më shumë, kështu që kontaktova ambasadën portugeze dhe më dhanë një makinë për tu larguar”.
“Vendosa të largohesha në mëngjes dhe makina na mori për të filluar një udhëtim të gjatë deri në kufi, ishte i rrezikshëm, pasi udhëtonim pa ndalur ditë e natë”, vazhdoi tutje Fonseca.
Trajneri ka deklaruar se kanë bërë 30 orë deri në Rumani, pasi kishte momente kur makina ka ecur edhe në 5 km/h.
“Udhëtimi ka qenë i rrezikshëm, ishte i gjatë dhe me shumë sfida. Për të qenë të saktë kemi bërë 30 orë më makinë deri në Rumani. Kam parë trupa ukrainase gjatë rrugës që herë pas here na ndalonin për të na pyetur, derisa aeroplanët kalonin mbi kokën tonë”.
“Kemi kaluar shumë kohë duke ecur me makinë edhe në 5 km/h. Gjatë udhëtimit sigurisht që kemi qenë në rrezik. Udhëtuam me një familje tjetër dhe më në fund tani jemi të sigurt”, tha Fonseca për Sky Sport UK.
Krejt në fund tekniku portugez tha se e do futbollin, por tani ka gjëra më të rëndësishme në jetë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri