LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon aksioni “Brezovica 3”, bastisen 12 lokacione – arrestohen shtatë persona

Vazhdon aksioni “Brezovica 3”, bastisen 12 lokacione – arrestohen shtatë persona

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3 ” ku janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Prokuroria njofton se, deri më tani janë arrestuar shtatë persona, tre  prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër  pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit.


Tutje, në njoftim thuhet se, Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbajë të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni.

Ndryshe, në dhjetor të vitit 2021, lidhur me rastin “Brezovica” u arrestuan dhjetë persona, përfshirë edhe ish-kreun e Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq. Ai dyshohet se ka fituar në mënyrë të kundërligjshme një milion euro.

Operacioni “Brezovica” – gjithçka nga operacioni i së enjtes ku u arrestuan 10 persona, në mesin e të cilëve dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit
Lexo po ashtu Operacioni “Brezovica” – gjithçka nga operacioni i së enjtes ku u arrestuan 10 persona, në mesin e të cilëve dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit

Nikolliq dhe të arrestuarit e tjerë dyshohet se kanë marrë vila, vetura dhe dhurata të tjera në këmbim të lëshimit të lejeve për ndërtimin e vilave dhe objekteve të tjera në Parkun Kombëtar “Sharri”, ku gjendet edhe Brezovica. /Telegrafi/