LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian përjashton 7 banka ruse nga SWIFT

Bashkimi Evropian përjashton 7 banka ruse nga SWIFT

Bashkimi Evropian ka përjashtuar shtatë banka ruse nga Sistemi Botëror i Pagesave (SWIFT), pasi sanksionet u vendosen për shkak të agresionit ushtarak të Moskës kundër Ukrainës.

Bankat e larguara janë VTB Bank, Otkritie, Novikombank, Promsvyazbank, Rossiya Bank, Sovcombank dhe Vnesheconombank (VEB).

“Me shpejtësinë e dritës, Bashkimi Evropian ka miratuar tre valë sanksionesh të rënda kundër sistemit financiar të Rusisë, industrive të saj të teknologjisë së lartë dhe elitës së saj të korruptuar”, tha në një deklaratë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.


Banka shtetërore ruse Sberbank me humbje të mëdha, largohet nga tregu evropian
Lexo po ashtu Banka shtetërore ruse Sberbank me humbje të mëdha, largohet nga tregu evropian

“Kjo është paketa më e madhe e sanksioneve në historinë e Bashkimit Evropian. Vendimi për të shkëputur bankat kryesore ruse nga rrjeti SWIFT do të dërgojë një tjetër sinjal shumë të qartë për Putinin dhe Kremlinin”, shtoi ajo.

Deri më tani, lista nuk përfshinë Sberbank dhe Gazprombank. /Telegrafi/