Shumë nga rastet e diagnostikuara do të mbijetojnë për 10 ose më shumë vjet, por shanset për të mbijetuar varen kryesisht nga sa herët diagnostikoheni.
Nuk ka simptoma të dukshme të sëmundjes, por duhet të keni kujdes për simptoma të caktuara urinare. Nëse keni ndonjë nga gjashtë simptomat e mëposhtme, duhet të flisni me mjekun tuaj për ekzaminimin e antigjenit specifik të prostatës. Kur diagnostikohet në fazën e tij më të hershme, 100 për qind e njerëzve me kancer të prostatës do t’i mbijetojnë sëmundjes së tyre për pesë vjet ose më shumë.
Problemi është se kanceri i prostatës zakonisht nuk shkakton asnjë simptomë në fazat e hershme, kështu që burrat shpesh nuk testohen mjaft herët për të përmirësuar shanset e tyre për të mbijetuar.
Kjo ndodh sepse kanceri i prostatës normalisht fillon të rritet në pjesën e jashtme të prostatës ku nuk do të shtypë uretrën. Ju nuk do të jeni në gjendje ta zbuloni atë derisa kanceri i prostatës të ketë avancuar dhe të rritet mjaftueshëm për të ushtruar presion mbi uretrën.
Nëse vëreni ndryshime në mënyrën se si urinoni, ka më shumë gjasa të jetë një prostatë e zmadhuar sesa kanceri i prostatës, por është ende e rëndësishme që të kontrollohen simptomat tuaja. Shumë meshkuj i përjetojnë këto simptoma të buta gjatë shumë viteve dhe nuk bëjnë asgjë për to, por është jetike që të kërkoni këshilla mjekësore dhe testime.
Gjashtë simptomat urinare të lidhura me gjendjen janë:
-
Probleme me urinimin;
-
Ulje e forcës në rrjedhën e urinës;
-
Gjak në urinë;
-
Gjak në spermë;
-
Dhimbje kockash;
-
Humbja e peshës pa u përpjekur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak