LAJMI I FUNDIT:

Hetimi i 10% të vendvotimeve të çdo komune nga KQZ, përfshinë vetëm votat e asamblistëve

Hetimi i 10% të vendvotimeve të çdo komune nga KQZ, përfshinë vetëm votat e asamblistëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëjë hetimin e 10% të vendvotimeve të çdo komune që i takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media tha se janë se në përgjithësi janë 255 vendvotime që do të hetohen dhe që janë përzgjedhur në mënyrë të rastësisht.

Sipas tij, gjatë pranimit të këtyre vendvotimeve nuk është vërejtur ndonjë parregullësi, por hetimi i tyre do të bëhet me qëllim të saktësisë.


Në QNR nis numërimi i votave të diasporës, sot do të hetohen edhe 10% e vendvotimeve të çdo komune
Lexo po ashtu Në QNR nis numërimi i votave të diasporës, sot do të hetohen edhe 10% e vendvotimeve të çdo komune

“Këto vendvotime që do të hetohen, e që në total janë 255 vendvotime, janë përzgjedhur rastësisht dhe që gjatë pranimit të materialit të tyre nuk është vërejtur ndonjë parregullsi. Hetimi i tyre ka për qëllim që të vërtetojë nëse këshilli i vendvotimit ka bartur në mënyrë të saktë rezultatin/votat nga Fleta Llogaritëse e Kandidatëve në Formularin e Rezultatit të Kandidatëve. Fleta Llogaritëse e Kandidatëve, është një fletë pune ku regjistrohen votat e kandidatëve gjatë numërimit, para se ato të barten në Formularin e Rezultatit të Kandidatëve”, tha Elezi.

Ai po ashtu bëri të ditur se sipas procedurës, nëse nga hetimi rezulton se ka ndryshime dhe votat nuk janë bartur në mënyrë të saktë, atëherë pas vendimit të KQZ-së do të hapet kutia e votimit për ta saktësuar gjendjen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori