LAJMI I FUNDIT:

Unaza në gishtin e fejesës gjatë paraqitjes në Met Gala ngriti dyshimet se Rita Ora dhe Taika Waiti janë fejuar?

Unaza në gishtin e fejesës gjatë paraqitjes në Met Gala ngriti dyshimet se Rita Ora dhe Taika Waiti janë fejuar?

Rita Ora shkëlqeu me një veshje argjendi në mbrëmjen e Met Gala 2021, ndërsa u shoqërua nga i dashuri i saj, Taika Waititi në Met Gala 2021 në New York të hënën mbrëma.

Këngëtarja 30 vjeçe, mori vëmendjen me një fustan të markës “Prada”, teksa verboi me paraqitjen e saj në tapetin e kuq krahas producentit 46-vjeçar.


Ajo tregoi barkun e saj të tendosur dhe figurën e jashtëzakonshme trupore në veshjen e dobët, e cila ishte zbukuruar me xixa në ngjarjen ku tema ishte “In America: A Lexicon of Fashion”.

Ajo e përfundoi pamjen e saj me një brosh argjendi, e cila përputhej me vathët e markës “DeBeers”, ndërsa pozonte me besim para aparatit me të dashurin e saj.

Përse Dua Lipa, Bebe Rexha dhe disa të famshëm të tjerë nuk morën pjesë në Met Gala 2021?
Lexo po ashtu Përse Dua Lipa, Bebe Rexha dhe disa të famshëm të tjerë nuk morën pjesë në Met Gala 2021?

Rita kishte vendosur që t’i stilonte flokët e saj bionde mbrapa dhe zgjodhi një grim magjepsës për fytyrën, teksa mbante një unazë të argjendtë në gishtin e saj të fejesës.

Ishte pikërisht kjo unazë që ngjalli sërish thashethemet për një fejesë të mundshme të çiftit.

Mirëpo artistja me origjinë nga Kosova dhe regjisori me prejardhje nag Zelanda e Re, duket se nuk janë ende drejt një hapi të tillë.

Ndërkohë Taika – i cili filloi të takohej me Ritën në mars – dukej elegant i veshur me një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe stoli argjendi.

DailyMail kontaktoi përfaqësuesit e Ritës për komente të mëtejshme, të cilët mohuan se ajo ishte e fejuar.

Met Gala më në fund është kthyer me organizimin e saj pasi u anulua në vitin 2020 për shkak të pandemisë. Këtë vit ngjarja u shty në shtator, ndryshe nga vitet e kaluara ku tradicionalisht mbahej në të dielën e parë të majit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Kalo në kategori