LAJMI I FUNDIT:

Prizrenasit në gjysmëfinale, mposht bindshëm Dritën

Prizrenasit në gjysmëfinale, mposht bindshëm Dritën

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 106:69 (26:21, 26:15, 26:11, 28:22), në çerekfinalen e parë të Superkupës së Kosovës në basketboll, që po zhvillohet në Prishtinë.

Prizrenasit e nisën më mirë ndeshjen dhe e kontrolluan nga fillimi deri në fund. Çereku i parë ishte më i niveluar, por gjithsesi u fitua nga Prizreni 16 me rezultat 26:21.


Me kalimin e minutave, epërsia e tyre thellohej, ku arritën të fitojnë periudhën e dytë 26:15, duke shkuar në pushim me rezultat 52:36.

Në pjesën e dytë, prizrenasit ishin edhe më të mirë, ku sërish fituan periodën e tretë, madje, me rezultat bindës 26:11, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 78:47. 10 minutat e fundit ishin formalitet dhe Prizreni 16 triumfoi me rezultat 106:69.

Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 19 pikë, nëntë kërcime, shtatë asistime, Courtnley Fells me 17 pikë e nëntë kërcime, Arti Hajdari me 17 pikë e gjashtë asistime dhe Isaiah Johnson me 15 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa te Drita u dalluan Laurant Ibrahimi me 20 pikë, Qëndrim Demi me 15 dhe Arian Memeti me 14 pikë e 12 kërcime.

Prizreni 16 në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Peja-Sigal Prishtina, që zhvillohet nga ora 19:00.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori