LAJMI I FUNDIT:

Intervista e parë nga burgu e Alexei Navalnyt: Burgjet në Rusi sikurse kampet kineze të punës, ushtrohet dhunë psikologjike dhe propagandë

Intervista e parë nga burgu e Alexei Navalnyt: Burgjet në Rusi sikurse kampet kineze të punës, ushtrohet dhunë psikologjike dhe propagandë
Alexei Navalny gjatë qëndrimit në qeli të burgut

Udhëheqësi opozitar rus Alexei Navalny ka dhënë intervistën e tij të parë nga burgu ku e krahasuar atë me një kamp kinez të punës dhe duke thënë se është i detyruar të shikojë televizion shtetëror dhe filma propagandistikë.

Kritiku i Kremlinit i tha New York Times se ditët e punëve të rënda për gulagët sovjetikë kishin mbaruar por që janë zëvendësuara me atë që ai e quajti “dhunë psikologjike të shpëlarjes së trurit” dhe “propagandës”.

Navalny, nga muaji mars i këtij viti, është duke u mbajtur në burgun e sigurisë së lartë në Pokrovo, 100 kilometra në lindje të Moskës.


“Ju duhet të imagjinoni diçka si një kamp kinez i punës, ku të gjithë janë rresht për një dhe ku kamerat janë të vendosura. Ekziston një kontroll i vazhdueshëm”, ka thënë Navalny në këtë intervistë.

Ai tha se janë vazhdimisht nën vëzhgimin e rojeve, deri sa detyrohen të shikojnë me orë të tëra propagande shtetërore, duke mos i lejuar ata të lexojnë ose të shkruajnë.

Një vit nga helmimi me Novichok të kritikut të Kremlinit, Alexei Navaly – vazhdon të mbahet i burgosur në Rusi
Lexo po ashtu Një vit nga helmimi me Novichok të kritikut të Kremlinit, Alexei Navaly – vazhdon të mbahet i burgosur në Rusi

Por kritiku i presidentit rus thotë se është optimist për të ardhmen e regjimit të Vladimir Putinit, i cili këmbëngul se një ditë kjo do të përfundoj.

“Herët a vonë, kjo do të rregullohet dhe se Rusia do të ketë në një rrugë demokratike evropiane të zhvillimit. Thjesht, sepse kjo është ajo që njerëzit duan”, tha ai.

Më 20 gusht të vitit 2020, deri sa po kthehej nga qyteti Tomsk i rajonit të Siberisë për në Moskë, Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Novichok.

Ekipi i Navalnyt është përballur me një përndjekje intensive nga Kremlini. Ndërsa, Navalny po mbahet në burg, Fondacioni i tij për Luftën kundër Korrupsionit dhe një rrjet organizatave janë klasifikuar ekstremiste. Ky përcaktim ua ka pamundësuar personave të lidhur me grupet të kërkojnë poste publike, duke i ekspozuar ata me burgime afatgjate. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori