Sistemi shëndetësor në prag të kolapsit edhe në Kërçovë dhe Strugë. Mungesa e shtretërve të lirë dhe personelit mjekësor ka ngritur alarmin në këto dy zona që janë ndër qytetet më të prekura nga Covid-19 në vend. Në Spitalin e Kërçovës dhe të Strugës ka vetëm nga një infektolog. Sipas drejtorëve repartet infektive janë mbingarkuar dhe tani po përpiqen të gjejnë zgjidhje alternative. Në Kërçovë e mbushur është kovid qendra, ndërsa në repartin intern nuk kanë sistemi qendror të oksigjenit. Drejtori këtij spitali Stanko Trpevski thotë se do gjejnë bombola oksigjeni, por që janë më vështirë për personelin.
“Kemi nevojë në rritjen e kapaciteteve kështu që në takimin e nesërm do të debatojmë për këtë çështje për shkak se çdo ditë kemi rreth njëqind ekzaminime të pacientëve, të cilët janë me temperaturë, plogështi, vështirësi në frymëmarrje, ulje të saturacionit etj. Çdo ditë bëjmë rreth 70 analiza laboratorike dhe fotografime rëntgeni të pacientëve të dyshimtë apo të diagnostikuar pozitiv nga COVid-19 – tha Stanko Trpevski, Drejtor i Spitalit të Kërçovës.
Edhe në Spitalin e Strugës prej dy javësh është ngritur alarmi dhe stafi mjekësor ka vënë në vijnë e parë të frontit edhe specializantët. Edhe 6 shtretër të lirë ka në spitalin modular të Strugës. Drejtori Armend Arsllani tha se nuk presin ndihmë nga autoritetet qëndrore nga që situata kritike është edhe në Klinikat e Shkupit, por thekson se do të riaktivizojnë një plan tjetër.
“Kemi hartuar një plan që ka funksionuar edhe më herët te ne ku kemi pasur Kovid 1 dhe Kovid 2 qendra që janë repartet intrne, që disponon me 30 shtretër, nga të cilët 7 shtretër janë me oksigjenim qendror, por për momentin aty nuk kemi të hospitalizuar. Duke ndjekur situatën në bazë ditore ne jemi të përgatitur të adaptojmë edhe hapësira të tjera për hospitalizimin e pacientëve me virusin korona – u shpreh Armend Arsllani, Drejtor i Spitalit të Strugës.
Shtabi komunal i krizës në Tetovë nesër do të rishikoj situatën epidemiologjike për hapa më rigoroz. Njësoj si në Gostivar mjekët thonë se situata ka dal jashtë kontrollit, duke kërkuar karantinimin e zonës.
Në Shkup Klinika Infektive dhe ajo modulare janë përplot, është hapur edhe Instituti i Tuberkulozit dhe Spitali në Kozle ku ka 120 shtretër të furnizuar me sistem të oksigjenimit. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kapacitetet spitalore janë të mjaftueshme, megjithëse në disa qytete janë duke u mbushur edhe spitalet modulare. Opsioni radhës është ri hapja e reparteve interne duke i shndërruar në kovid qendra. Nga Ministria thonë se ende vazhdon ujdia me klinikat private për të shtuar kapacitetet e hospitalizimit dhe stafit në raste se përkeqësohet situata më tej.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe