LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Demiral transferohet te Atalanta

Zyrtare: Demiral transferohet te Atalanta

Merih Demiral ka përfunduar transferimin e tij nga Juventus në Atalanta, në huazim me mundësi blerje, kështu që Cristian Romero mund të bashkohet me Tottenham Hotspur.

Efekti domino është në progres dhe vetëm një mbetet për të rënë, pasi sot Atalanta zyrtarisht aktivizoi opsionin e tyre për të blerë Romerom nga Juve për 16 milionë euro – pasi kishte paguar tashmë 2 milionë euro për huazim vitin e kaluar.


Tani reprezentuesi i Turqisë, Demiral është konfirmuar si një lojtar i Atalantës, me zikaltërit që paguajnë 2.5 milionë euro për huazimin, me opsion blerje për 25 milionë euro tjera plus bonuse në fund të vitit.

Juventusi gjithashtu do të mbajë një përqindje të çmimit të shitjes së ardhshme.

E gjithë kjo do të thotë që domino e vetme e mbetur është Tottenham që njofton se kanë blerë Romero nga Atalanta, për 50 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse.

Demiral është një mbrojtës 23-vjeçar i Turqisë, i cili i kushtoi Juventusit 18 milionë euro për të nënshkruar nga Sassuolo në vitin 2019.

Vlen të përmendet se Juve bëri një humbje në transferimin e Romeros në Atalanta, prej 4.8 milionë euro, ndërsa La Dea praktikisht trefishoi investimin e tyre duke e shitur atë te Spurs. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori