LAJMI I FUNDIT:

Simitçiu: Ia dhuruam kundërshtarit fitoren me gabimet tona

Simitçiu: Ia dhuruam kundërshtarit fitoren me gabimet tona
(Foto: ffk-kosova.com)

Kosova e ka humbur sfidën e parë në futsall nga Uzbekistani (6-3), në kuadër të turneut kontinental që po mbahet në Tajlandë.

Pas ndeshjes përzgjedhësi Arben Simitçiu për faqen zyrtare të FFK-së deklaroi: “Për fat të keq lojën e humbëm prej gabimeve tona”.


“Kemi qenë të përgatitur për kundërshtarin deri në detajet më të vogla por ndoshta nga motivimi i tepërt, bëmë gabime shumë të lehta në fillim të lojës. Pastaj ditëm të rikthejmë lojën prej 0-2 në 2-3”.

“Por, kur menduam se në fillimin e pjesës së dytë do të fokusohemi edhe më shumë, na ndodhi prapë një gabim që na kushtoi me gol”.

Futsall, Kosova humbi nga Uzbekistani
Lexo po ashtu Futsall, Kosova humbi nga Uzbekistani

“Mund të them që sot ia dhuruam kundërshtarit fitoren me gabimet tona, të cilat uzbekët i shfrytëzuan maksimalisht. Nervozizmi nga gabimet e përsëritura na bëri që mos t’i shfrytëzojmë dhjetëra raste e prej atyre qëlluam tri herë shtyllën”.

“Gjithsesi, duhet ta kemi parasysh se Uzbekistani është Kombëtarja ‘Top 4’ e Azisë. Sonte do ta analizojmë lojën dhe do t’i shohim gabimet, në mënyrë që të mos i përsërisim në ndeshjen e radhës”.

“Formati i turneut me lojë çdo ditë nuk na jep mundësi për të menduar shume për këtë humbje. Shpresoj se nesër lojtarët tanë do ta bëjnë maksimumin tonë ndaj nikoqirëve të Tajlandës, të cilët janë një nga favoritët e turneut”, ka deklaruar Simitçiu.

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori