LAJMI I FUNDIT:

Trendi i fundit i verës: Mbërtheni vetëm një pullë në veshje

Trendi i fundit i verës: Mbërtheni vetëm një pullë në veshje

Ndërsa temperaturat përvëluese po mbizotërojnë pothuajse gjithandej, të famshmit po mundin nxehtësinë me veshje të hapura.

E trendi që së fundmi i është bashkuar botës së modës është mbërthyerja e vetëm një pulle në veshjet e sipërme.

Të hënën, pak para vizitës së saj në Vatikan, Kim Kardashian u pa në Romë në një minifund, e veshur me një triko të mbërthyer me vetëm një pullë që mezi përmbante hiret e saj trupore brenda.


Motra e saj e vogël Kendall Jenner është gjithashtu adhuruese e injorimit të pullave në veshjet e saj. Të martën, ajo u pa në Paris e veshur me një jelek të zi, me vetëm një pullë.

Që të mos mendoni se ky trend i freskët është i kufizuar në familjen Kardashian-Jenner, megjithatë, mendoni përsëri: Dua Lipa, Hailey Baldwin, Saweetie dhe Emily Ratajkowski kanë veshur  shpesh trikot në këtë formë. /Telegrafi/