LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci flet për probleme në Policinë e Kosovës: Nëse drejtori Mehmeti ka performancë negative nuk e pret pesë-ditëshi

Bajqinovci flet për probleme në Policinë e Kosovës: Nëse drejtori Mehmeti ka performancë negative nuk e pret pesë-ditëshi

Deputeti i LVV-së Mefail Bajqinovci ka folur për zhvillimet e fundit në vend që lidhen me reformat që ka marrë qeveria.

Bajqinovci duke komentuar vizitën e Kurtit në Francë ka thënë se ai është pritur në Francë si asnjë kryeministër tjetër nga Kosova.

“Për asnjë kryeministër tjetër Franca nuk kishte organizuar konferencë për media”.


Bajqinovci në RTV Dukagjini ka thënë se Kurti nuk ka presion nga ndërkombëtarët.

“Presioni po ushtrohet nga analistët dhe opozita. Nuk mendoj se ka asi presioni që po flitet. Janë spekulime të opozitës. Normalisht që po kërkohet dialog, por jo presion”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Ajo marrëveshje nuk është tërësisht legjitime pasi edhe pala serbe asnjë marrëveshje nuk e ka zbatuar, duke filluar nga targat e deri te zotimet e fundit. Është një zotim, nuk kishte marrëveshje”.

Duke folur për reformat në vend, Bajqinovci thotë se nuk do të hezitojnë ta largojnë nga pozitat çdo kënd që e ka keqpërdorë pozitën zyrtare.

“Në policinë e Kosovës janë larguar drejtorë hetimesh, ish-drejtori i krimeve ekonomike, e drejtorë rajonal janë larguar. Pra këta janë sistemuar në pozita tjera. Drejtori i policisë është emëruar në kohën e LDK-së, por edhe ai mund të largohet nëse nuk punon. Nëse Samidin Mehmeti ka performancë negative nuk e pret pesë-ditëshi, ashtu siç është vepruar me disa poshtë tij. Njëjtë do të veprohet edhe me drejtorin e AKI-së”.

Bajqinovci thotë se ia ka thënë edhe Drejtorit të policisë, se po keqpërdoren automjetet e policisë.

“Nga 950 automjete aktive që kanë, 305 merren në shtëpi. Ajo është keq menaxhim. Nuk ka vend në evropë që marrin në shtëpi veturat. 1,500 euro pagë kanë. Një ministër shkon në këmbë në shtëpi. Çka i nevojitet komandantit të një stacioni policorë të merr veturën në shtëpi”, tha ndër të tjera Mefail Bajqinovci./Telegrafi/