LAJMI I FUNDIT:

Autoblindat e reja amerikane për Ushtrinë e Kosovës

Autoblindat e reja amerikane për Ushtrinë e Kosovës

Autoblindat, të cilat i posedon Forca e Sigurisë së Kosovës janë të llojit ‘Automjet i blinduar i Sigurimit’ apo ASV M1117.

Ndryshe, kjo autoblindë njihet edhe me emrin “Guardian” apo në shqip ‘Mbrojtësi”.


Thuhet se “M1117” është nga automjetet e para ushtarake amerikane që u ndërtua për rezistencë ndaj minave.

Sipas, web faqes së Ushtrisë Amerikane këto autoblinda mund të kryejnë misione të ndryshme duke përfshirë skautët, transportuesit e personelit të këmbësorisë, zbulimin, komandimin dhe rimëkëmbjen.

“M1117 ASV përdoret nga Ushtria për policinë e saj ushtarake dhe mbrojtjen e kolonave dhe për ekipet e vëzhgimit të luftimeve. Është një automjet me rrota 4X4 mjaft i lëvizshëm dhe i mbijetueshëm. Është projektuar për të siguruar mbijetesë maksimale me panele të blinduara të jashtme duke siguruar mbrojtje balistike kundër armëve të ndryshme të vogla”, thuhet në web faqen e Ushtrisë Amerikane, raporton Kallxo.com.

Këtë lloj të autoblindave Ushtria e Kosovës e ka donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin për donacioni e këtyre autoblindave nga ana e ShBA-ve e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi në të cilin ministri kësaj ministrie, Armend Mehaj ka bërë inspektime në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

“Në vazhdën e vizitave nëpër njësitë e FSK-së, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me qëllim të njoftimit lidhur me automjetet e blinduara të tipit ASV të donacionit të ri të SHBA-së”, thuhej në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori