Përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë mbajtur sot një aksion para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke kërkuar që në rregulloren për parandalimin dhe mbrojtjen nga ngacmimi seksual, të miratuar nga UP, të përfshijë edhe kërkesat e tyre.
Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës ka miratuar rregulloren për parandalimin dhe mbrojtjen e ngacmimi seksual dhe ngacmimit në universitet më 11 maj të këtij viti.
Ndërkohë, sot Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, Rrjeti i Grave të Kosovës, Organizata ORCA dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore, si dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile, kanë organizuar një aksion simbolik, duke lexuar një deklaratë të përbashkët.
Sipas deklaratës publike nga shoqëria civile, 52 vit nga themelimi i UP-së, nuk ka pasur asnjëherë udhëzues apo rregullore që adreson problemin e ngacmimit seksual, dhe që nxit të gjithë studentët të raportojnë çfarëdo sjellje ngacmuese e diskriminuese në organet kompetente në UP dhe jashtë saj.
Diellza Bresa nga ArtPolis përmendi disa kërkesa që UP nuk i ka realizuar, siç është afati për paraqitjen e raportimit të ngacmimit seksual, raporton KP.
“Afati për paraqitjen e raportimit të ngacmimit seksual, ne kemi kërkuar që ky afat të jetë 5 vite, ashtu siç parashihet me ligjin për mbrojtje nga diskriminimi, ndërkaq UP ka marrë vendim jotransparent që ky afat të jetë vetëm 1 vit. Pra, subjektet raportuese mund ta raportojnë rastin e ngacmimit seksual deri në 1 vit pasi të ketë ndodh. Ne vazhdojmë të konsiderojmë këtë afat shumë të shkurtër, megjithatë rikujtojmë se viktimat pavarësisht nga afati 1 vjeçar i UP-së, mund ta paraqesin ngacmimin seksual në polici si vepër penale ose të paraqesim padi në diskriminimin në gjykatë”, tha ai
Kërkesa tjera të ngritura nga shoqëria civile janë: trajnimi për të kuptuar ngacmimin seksual dhe mbrojtjen nga ai duhet të jetë obligativ edhe për personelin akademik dhe për studentët, barra e provës të bie mbi subjektin e dyshuar, largimin e nënshkrimit të deklaratës për përgjithësi morale, etike, disiplinore dhe penale që i bart denoncuesi, si dhe afati i gjatë prej 24 ditë pune që zyrtari ka për të njoftuar Këshillin e etikës, sipas Bresës, është krejt i paprecedent në rregullore, ligje, akte administrative.
Pjesëmarrës të shoqërisë civile inkurajojnë të gjithë personat e prekur nga ky fenomen negativ që të i raportojnë ato në Universitetin e Prishtinës, po ashtu kërkojnë që zyrtari/ja për ngacmim seksual të emërohet në një proces transparent të monitoruar nga organizata të shoqërisë civile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City