LAJMI I FUNDIT:

Zidane: E rëndësishme fitorja ndaj Eibarit, tani fokusi është te Liverpooli

Zidane: E rëndësishme fitorja ndaj Eibarit, tani fokusi është te Liverpooli

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ishte i kënaqur me fitoren 2-0 ndaj Eibarit të shtunën pasdite dhe ky triumf ka bërë që tani ta kthejnë vëmendjen te Liverpooli për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Fitorja në Valdebebas është e fundit në një varg të gjatë të rezultateve të fundit që kanë parë Los Blancos të shfaqen si pretendentë për të fituar La Ligan dhe për të fituar Ligën e Kampionëve pas një fillimi të vështirë të sezonit.


Ndeshja kundër Eibarit lejoi që Real Madridi të vazhdonte garën për titull dhe gjithashtu të përgatitej për pritjen e Liverpoolit të martën në ndeshjen çerekfinale.

Real Madridi vazhdon me fitore, ngjitet përkohësisht në vendin e dytë
Lexo po ashtu Real Madridi vazhdon me fitore, ngjitet përkohësisht në vendin e dytë

“Ne nuk po e shikojmë atë aspak. Së pari ishte fjala për ndeshjen ndaj Eibarit dhe ne bëmë shumë mirë. Ne e filluam lojën shumë mirë”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Tani bëhet fjalë për pushim dhe përgatitje të mirë për ndeshjen ndaj Liverpoolit”.

Zidane për shortin e çerekfinales: Liverpooli do të jetë shumë kërkues
Lexo po ashtu Zidane për shortin e çerekfinales: Liverpooli do të jetë shumë kërkues

“Ne e dimë nga kemi ardhur. Kemi vuajtur shumë këtë sezon dhe tani bëhet fjalë për ta shijuar atë”.

“Ne jemi duke kaluar një kohë të mirë, sepse rezultatet janë të mira. Po mbrojmë shumë mirë golin tonë dhe po luajmë mirë, gjë që është e rëndësishme për ne”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori