LAJMI I FUNDIT:

Helmohen katër nxënës në Prizren

Helmohen katër nxënës në Prizren
Foto: Ilustrim

Katër nxënës kanë pranuar trajtim mjekësor pasi dyshohet se janë intoksikuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:20, në Prizren.

Siç thuhet në raport, rasti është duke u hetuar.


“Është raportuar se katër nxënës  kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që të njëjtit dyshohet janë intoksikuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/