LAJMI I FUNDIT:

Deputeti goran, Hoxha: Bllokadën nuk e shohim si metodë politike në formimin e institucioneve  

Deputeti goran, Hoxha: Bllokadën nuk e shohim si metodë politike në formimin e institucioneve  

Lideri i partisë së goranëve të Kosovës, Adem Hoxha pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se bllokadën e institucioneve nuk e shohin si metodë për zgjidhjen e problemeve.

Hoxha në një konferencë për media tha se takimi ishte konstruktiv dhe përfaqësuesit e komunitetit goran punojnë për një Kosovë multietnike, raporton Telegrafi.


“Bllokadën e institucioneve nuk e shohim si metodë politike për zgjidhjen e problemeve…. Natyrisht edhe ne i kemi kërkesat tona minimale për përfshirjen e barabartë në institucionet e Kosovës…”, tha ai.

Hoxha foli edhe për çështjen e punësimit të këtij komuniteti, me ç’rast tha se ballafaqohen me këtë problem si shumica në Kosovë.

“…Por ne jemi specifik në këtë rast, sepse populli goran është i vogël në numër… Prandaj, jemi që institucionet e Kosovës t’i japin më shumë hapësirë komunitetit goran në përfshirjen institucionale që  të mund të vazhdojnë në Kosovë dhe të mos ikin…”.

Ai tha se shpreson që në këtë aspekt të kenë përkrahjen dhe mirëkuptimin e kryetares dhe kryeministrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori