LAJMI I FUNDIT:

Prej sot hapen për pagesë sportelet e Postës së Maqedonisë

Prej sot hapen për pagesë sportelet e Postës së Maqedonisë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej sot sërish do të mund të paguajnë me para në dorë përmes sporteleve të Postës. Sistemi nga ana e Halkbankës është zbatuar dhe fillon të funksionojë qarkullimi i pagesave, në pajtim me marrëveshjen të nënshkruar me Postën kombëtare.

Halkbanka SHA Shkup, u zgjodh për bankë përmes së cilës do të zhvillohet qarkullimi i pagesave të Postës, pasi paraprakisht ishte në ndërprerje për shkak të falimentimit të bankës Eurostandard.


Qarkullimi i pagesave në javën e parë do të jetë në dispozicion në filialet Shkup 1 dhe Shkup 2, filialet në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Manastir, Prilep, Kavadar, Veles, Gjevgjeli, Strumicë, Shtip, Koçan dhe Kumanovë. Gjatë muajit mars shërbimi do të jetë në dispozicion në të gjitha njësitë e tjera të Postës. informojnë nga Halkbanka SHA Shkup.

Pagesa në para në dorë përmes sporteleve të Postës, theksojnë, do të jetë me provizione veçanërisht të volitshme. Gjegjësisht 35 denarë për pagesë të faturave dhe shpenzime të tjera të regjisë, derisa lartësia e provizioneve për pagesa ndaj institucioneve buxhetore është në varësi të vlerës e cila paguhet.

“Duke pasur parasysh rrjetin e gjerë të ekspoziturave edhe atë në vende ku qytetarët nuk kanë pasur mundësi tjetër për kryerjen e transaksioneve nga qarkullimi i pagesës, nga Posta presin se ndërmarrja në një kohë shumë të shpejtë do të kthehet në pozicionin fillestar të cilin e kishte deri para disa muajve – ku zhvillohej 25 për qind e qarkullimit të përgjithshëm të pagesës në shtet”, thuhet në kumtesën e Halkbankës

Sipas paralajmërimeve, së shpejti klientët e Halkbankës në sportelet e Postës do të mund të kryejnë edhe pagesa të drejtpërdrejta nga llogaritë e tyre, ndërsa do të mundësohen edhe shërbime të tjera bankare shtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori