LAJMI I FUNDIT:

KQZ nuk certifikon listat e Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës

KQZ nuk certifikon listat e Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës

KQZ nuk ka certifikuar listat e kandidatëve të LVV-së, AAK-së e Nismës për shkak se këto parti nuk i kanë zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas KGJK-së kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka shqyrtuar veç e veç listat e kandidatëve të subjekteve politike.


KQZ nuk ka certifikuar listat e Nismës dhe LVV-së për shkak se kanë pasur kandidatë që Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka konstatuar se kanë dënime në tri vitet e fundit.

Daka ka thënë se LVV ka pesë kandidatë që nuk i ka zëvendësua në listë.

Vetëm pesë anëtarë të KQZ-së kanë votuar pro për të certifikuar listën e LVV-së.

“Pesë vota për, nuk cerfitikohet lista”, ka thënë Valdete Daka.

Ndërkohë janë certifikuar listat e subjekteve politike LDK, PDK, Lista serbe, Lista “Romani Iniciativa”, JGP, PREBK, SDU, Partia Balliste, IRDK, KDTP, PAI, NDS, VAKAT, FJALA e disa parti dhe lista tjera.

Lista e LDK-së është certifikuar me 10 vota për. daka ka njoftuar se kjo parti ka zavendësuar një kandidat që ishte i dënuar.

Edhe lista e PDK-së është certifikuar me 10 vota për. PDK kishte zëvendësuar një kandidat që kishte qenë i dënuar.

KQZ-ja ka certifikuar edhe Listën Serbe me 10 vota për.

Daka ka njoftuar se partive që nuk iu kanë certifikuar listat kanë të drejtë ankese në PZAP brenda 24 orëve.

Anëtari i LVV-së në KQZ ka thënë se edhe listat e partive tjera janë penalizuar por sipas tij qëllimi ka qenë që të mos certifikohet lista e LVV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori