LAJMI I FUNDIT:

Hulk afër rikthimit befasues në Evropë, Wolves pritet ta transferojë falas

Hulk afër rikthimit befasues në Evropë, Wolves pritet ta transferojë falas

Wolverhampton Wanderers thuhet se u është ofruar me yllin brazilian, Hulk, të cilin mund ta transferojë si lojtar i lirë.

34-vjeçari njoftoi largimin e tij nga kinezët e Shanghai SIPG këtë javë pasi kaloi katër vjet në Superligën e Kinës.


Sulmuesi tani është në dispozicion si lojtar i lirë pasi ka zgjidhur kontratën e tij dhe Wolves janë lidhur me një lëvizje.

Sipas Wayne Veysey nga Football Insider, Ujqit janë njoftuar për disponueshmërinë e Hulk, i cili thuhet se është i interesuar për një lëvizje në Ligën Premier.

Klubi anglez po përballet me një periudhë të konsiderueshme pa sulmuesin dhe yllin e tyre, Raul Jimenez, pasi ai iu nënshtrua një operacioni pas thyerjes së kafkës në një përplasje të tmerrshme me mbrojtësin e Arsenalit, David Luiz.

Meksikani vizitoi shokët e tij dhe menaxherin Nuno Espirito Santo në stërvitje sot dhe megjithëse ishte në humor të mirë, ai ka të ngjarë të mos kthehet në fushë së shpejti.

Me 48 paraqitje për Brazilin, Hulk vjen me shumë përvojë dhe është raportuar nga Record që ai është i gatshëm të zvogëlojë 90 për qind të pagës në klubin e tij të ardhshëm.

Ai u përfol se kishte një pagë prej 385 mijë funtesh në javë në Kinë, ku ai shënoi 76 gola në 145 ndeshje, ndërsa së fundmi vetë zbuloi se kishte oferta nga Liga Premier dhe ligat e tjera kryesore.

West Ham janë përmendur si destinacion i mundshëm, si dhe një kthim në ish-klubet e tij Porto ose Zenit St Petersburg është diskutuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori