Fondacioni BONEVET dhe Kosova Makers League me mbështetjen e Millennium Foundation Kosova këtë muaj ka filluar zbatimin e projektit “Frymo” – i cili gërsheton edukimin, teknologjinë, inovacionin dhe ngritjen e vetëdijesimit mbi cilësinë e ajrit në vend.
Projekti është dizajnuar për nxënësit e shkollave të mesme dhe qëllimi i tij është krijimi i një atmosfere të shëndetshme, ku të rinjtë do të mësojnë rreth teknologjisë dhe duke përdorur pajisjet teknologjike në mënyrë kreative do të japin propozime mbi përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë dhe do të rrisin vetëdijen e qytetarëve në komunitet e tyre.
Nxënësit nga fillimi i projektit do të hulumtojnë, mbledhin të dhëna mbi cilësinë e ajrit në vend dhe do i analizojnë ato. Duke përdorur pajisjet teknologjike si Arduino Kit dhe IoT Kit, nxënësit do të ndërtojnë stacionet për monitorimin e cilësisë së ajrit në komunat e tyre.
Zgjidhja përfundimtare e këtij projekti rezulton me lansimin e një platforme online e cila do të ofrojë të dhëna informative mbi situatën e cilësisë së ajrit nga të gjithë stacionet e ndërtuara (më shumë se 30 stacione) duke i përkthyer ato në një version edukativ të thjeshtë dhe të kuptuar nga e gjithë masa.
Në këtë projekt janë përfshirë mbi 40 ekipe të nxënësve nga mbi 30 shkolla të mesme të 20 komunave të Kosovës.
Më shumë se 200 nxënës do të punojnë përgjatë një viti në këtë projekt për të ndërtuar stacionet e monitorimit të cilësisë së ajrit në komunat e tyre, për t’i informuar më tej qytetarët e komunitetit të tyre saktësisht rreth ajrit që frymojnë dhe për të mobilizuar komunitetin e tyre në parandalimin e ndotjes së ajrit dhe marrjen e iniciativave për të krijuar një mjedis të shëndetshëm për të gjithë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City