LAJMI I FUNDIT:

Genoa zbulon emrat e 11 futbollistëve të infektuar me COVID-19, në listë edhe shqiptari Valon Behrami

Genoa zbulon emrat e 11 futbollistëve të infektuar me COVID-19, në listë edhe shqiptari Valon Behrami

Genoa ka treguar emrat e 11 lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, së bashku me katër anëtarë të stafit, përfshirë emra lojtarësh si Marko Pjaca, Davide Zappacosta dhe mesfushori shqiptar Valon Behrami.

Klubi nga Marassi ka lëshuar ​​një deklaratë duke konfirmuar emrat e lojtarëve të infektuar me coronavirus.


Francesco Cassata, Lukas Lerager, Federico Marchetti, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Mattia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanovic, Lasse Schone, Davide Zappacosta dhe sot edhe Valon Behrami janë rezultuar pozitiv.

Anëtarët e stafit Pietro Cistaro, Alessandro Donato, Pietro Gatto dhe Matteo Perasso gjithashtu janë të infektuar me COVID-19.

Genoa konfirmon 14 raste me COVID-19
Lexo po ashtu Genoa konfirmon 14 raste me COVID-19

Perin dhe Schone janë të vetmit lojtarë që testuan pozitivisht për COVID-19 para ndeshjes të së dielës me Napolin në Stadio San Paolo.

Të tjerët rezultuan pozitiv vetëm pasi u kthyen në Genova dhe Napoli ka arsye për t’u shqetësuar, pasi Marchetti, Lerager, Melegoni, Pellegrini, Pjaca, Radovanovic, Zappacosta dhe Behrami të gjithë luajtën kundër tyre.

E gjithë skuadra e Genoas e karantinuar
Lexo po ashtu E gjithë skuadra e Genoas e karantinuar

Behrami ishte i fundit që ka rezultuar i infektuar, pasi ai kishte dalë negativ të hënën, por sot (e mërkurë) rezultoi pozitiv pas testit të bërë.

Sot, Napoli njoftoi se i gjithë ekipi dhe stafi rezultuan negativ, por COVID-19 ka një periudhë të gjatë inkubacioni, kështu që do të kërkohen më shumë teste përpara ndeshjes së kësaj fundjave në Serie A me Juventusin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori