LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Kryeministrit i reagon Ramosajt: Vendimi i Qeverisë për ndërprerjen e punimeve ende qëndron

Zyra e Kryeministrit i reagon Ramosajt: Vendimi i Qeverisë për ndërprerjen e punimeve ende qëndron

Edhe pse ditë më parë Qeveria e Republikës së Kosovës kishte ndërprerë punimet në rrugën R108, përkatësisht në rrugën Deçan-Plavë, pasi thanë se një pjesë e saj e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një intervistë në RTV Dukagjini ka thënë se punimet kanë filluar një ditë më parë, në këtë rrugë.

Në lidhje me këtë këshilltari për media i zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Xhavit Beqiri, në një prononcim për Telegrafin theksoi se vendimi i kryeministrit Avdullah Hoti, për ndërprerjen e punimeve qëndron, dhe se sipas tij, nuk duhet t’i hiqet asnjë presje vendimit.


Rifillojnë punimet në rrugën Deçan-Plavë, flet kryetari Ramosaj
Lexo po ashtu Rifillojnë punimet në rrugën Deçan-Plavë, flet kryetari Ramosaj

“Kryetari i Komunës së Deçanit, duhet ta di vendimin e kryeministrit Hoti. Këtij vendimi nuk i hiqet asnjë presje. Ne qëndrojmë prapa njoftimit që kemi lëshuar”, ka thënë Beqiri.

Ndryshe, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti kishte kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila, siç thuhej në njoftim e Qeverisë një pjesë të saj, e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori