Si ta ekuilibroni në mënyrë natyrale dominimin e estrogjenit për një tiroide të shëndetshme
“Rreth 85 për qind e grave mbi moshën 35 vjeçare kanë nivele të ngritura të estrogjenit, kjo i vë ato në rrezik për funksion të ngadaltë gjëndrës tiroide”, pohon ekspertja e trajnuar nga Harvard, Sara Gottfried.
Estrogjeni i tepërt – një gjendje e njohur si ‘mbizotërim i estrogjenit’ – rrit nivelet e globulinës që lidhet me tiroiden, një përbërës që zvogëlon sasinë e hormonit të lirë tiroide që është në dispozicion të trupit, duke çuar në simptoma të paqarta si mjegulla e trurit, rraskapitja, etj.
Por, sipas Ronald Hoffman, drejtor i Qendrës Hoffman në New York, shumica e të sëmurëve nuk diagnostikohen kurrë sepse shumë mjekë nuk janë të njohur me gjendjen.
Dominimi i estrogjenit është një problem i veçantë për gratë mbi 40 vjeç. “Gjatë kohës para menopauzës, nivelet e estrogjenit fillojnë të bien, por partneri i estrogjenit, progesteroni, bie edhe më shumë” shpjegon Dr. Gottfried, autori i Dietës ‘Reset Hormone’.
Në të vërtetë, studimi tregon se prodhimi i progesteronit ngadalësohet deri në 75 për qind gjatë dekadës së pestë të jetës.
“Kjo tepricë relative e estrogjenit i bën gratë më të prirura të fitojnë peshë” shton Gottfried.
Për më tepër, kur gratë kërkojnë ndihmë për simptomat e tyre, mjekët shpesh përshkruajnë ilaçe kundër depresionit ose terapi për zëvendësimin e hormoneve, por këto trajtime mund të jenë të kushtueshme – dhe joefektive pasi ato në fakt nuk janë et në rrënjë të problemit.
A po thanë mbizotërimi i estrogjenit tiroiden tuaj?
Nëse keni lodhje dhe dy ose më shumë nga simptomat më poshtë, mund të vuani nga ‘mbizotërim i estrogjenit’ :
-
Ndjeshmëria ndaj të ftohtit
-
Kapsllëk
-
Lëkura e thatë
-
Shtimi i peshës
-
Mjegulla e trurit
-
Fytyra e fryrë
-
Kolesterol i lartë
-
Depresioni
Mjeku juaj mund të përcaktojë më të mirën për ju, por këto strategji natyrore mund të ndihmojnë gjithashtu në ekuilibrin e niveleve të hormonit:
Konsumoni fibra
Fibra natyrale që gjendet në ushqime me bazë bimore lidhet me estrogjenin e tepërt, kështu që ai mund të shpërndahet nga sistemi, dhe ato janë gjithashtu të ngarkuara me komponime që rregullojnë nivelin e estrogjenit.
Bëni lëvizje
Një nga gjërat më të thjeshta – dhe më efektive – që mund të bëni për të balancuar nivelin e estrogjenit dhe progesteronit është të ulni stresin. “Nivele të larta të hormonit të stresit bllokojnë progesteronin e kortizolit, duke kontribuar në mbizotërimin e estrogjenit,” thotë Dr. Gottfried.
Provoni të bëni një shëtitje 20 minutëshe çdo ditë – hulumtimi japonez sugjeron që veprimi i tillë mund të zvogëlojë nivelin e kortizolit për 40 për qind. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur