LAJMI I FUNDIT:

Enis Ujkani sjell spektaklin e ri “Gladiator” me premi 6500 euro

Enis Ujkani sjell spektaklin e ri “Gladiator” me premi 6500 euro

Enis Ujkani që publiku e njeh nga spektakli “Super Sfida” tani ka vendosur të sjellë një show të ri me emer “Gladiator”, si kategori është njejtë, spektakël garues-argëtues, por si koncept është komplet ndryshe nga “Super Sfida”,

Në këtë spektakël ekipi përbehet nga pesë persona dhe nuk do të garojnë kundër një ekipi tjetër por vetë si ekip do të garojnë për të fituar çmimin prej 6500 eurosh.


“Super Sfida” deri me tani mbanë rekordin e shikueshmerisë që ka arritur deri në 73 për qind dhe deri më tani mbetet emisioni më i shikuar, por Ujkani me “Gladiator” synon që të arrijë këtë shikueshmeri por ndoshta edhe ta kalojë.

“Gladiator” do t’i argëtojë të gjithë shikuesit para ekranit. Ky format iu drejtohet të gjitha kategorive të shikuesve nga fëmijë deri te të moshuarit. Realizimi i këtij spektakli do të bëhet në tri studio në një hapsirë prej 6000 metrash katrorë, dhe si koncept është shumë interesant, ku shumica e garave do të bëhen që të duken të ngjashme me garat e vjetra të gladiatoreve të kohës së lashtë por pak në versionin modern.

Mysafirët të kësaj gare do të jenë ftyra publike, dhe të gjtiha garat janë të konceptuara që mysafirët të argëtohen duke luajtur, të shijojnë momente të mira, dhe të ju mbetet një kujtim i veçant i mirë nga kjo garë, në disa gara do të ndihen taman si gladiatorë duke i veshur kostumet origjinale të gladiatoreve, duke garuar në gara me kuaj dhe karroca të versionit të filmit “Gladiator”. Asnjë garë nuk është e rendë apo e vështirë që mysafirët të mos kenë mundësi të garojnë apo të rrezikohen fizikisht, qëllimi i garës nuk është që të tregohet forca por të argëtohen mysafiret dhe shikuesit, për të fituara garat rëndesi ka sa ekipi do të organizohet mirë në mes veti, dhe si do ta gjejnë secili mënyren se si të garojnë, do të ketë kujdes shumë të madhë që mysafiret të ndihen shumë komod në këtë show dhe vërtet të dëshirojnë përseri të vijnë në këtë show dhe gjithësesi që edhe mysafirët të përfitojnë një dashuri më të madhe te publiku. Në “Gladiator” secili tregon karakterin e vetë emocionin, vullnetin, dëshiren, gëzimin, hidhërimin që krijojnë garat e Gladiatorit.

Gjithashtu për mysafirët e garës është një dhuratë në vlerë prej 6.500 euro që mund të i fitojnë si ekip brenda 10 lojërave, natyrisht që në çdo garë botërore nuk është e thjeshtë të fitohet premia por gjithmonë është e arritshme, dhe nëse nuk e fitojnë preminë, është e thjeshtë të fitohen nje vlerë tjetër si: 500, 1000 apo 3000 euro – dhuratën e fituar mund ta mbajnë për vete ose ta dhurojnë për bamirësi si të dëshirojnë vetë.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Magazina
Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Magazina
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
Kalo në kategori