LAJMI I FUNDIT:

IKD: E papranueshme që në cilindo kabinet qeverisës të ketë persona që kanë probleme me ligjin

IKD: E papranueshme që në cilindo kabinet qeverisës të ketë persona që kanë probleme me ligjin

Instituti i Kosovës për Drejtës (IKD), ka kërkuar nga mandatari për Kryeministër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, që të ofrojë persona me integritet për kabinetin qeverisës dhe se për ta është e papranueshme që cilindo kabinet qeverisës të ketë persona, të cilët kanë probleme me ligjin.

Seanca për votimin e Qeverisë Hoti është caktuar për të mërkurën, më 3 qershor, në ora 11:00 dhe IKD thotë se arsyeja e këtij reagimi të IKD-së, ka të bëjë me përfoljen në publik të propozimeve që janë bërë nga partitë politike lidhur me emrat që do të përfshihen potencialisht në Kabinetin Hoti, të cilët kanë probleme me ligjin.

“Instituti i Kosovës për Drejtës (IKD) kërkon nga Mandatari për Kryeministër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, që të ofron persona me integritet për kabinetin qeverisës, i cili pritet të dal në votim në Kuvendin e Kosovës, ditën e mërkurë. Arsyeja e këtij reagimi të IKD-së, ka të bëjë me përfoljen në publik të propozimeve që janë bërë nga partitë politike lidhur me emrat që do të përfshihen potencialisht në Kabinetin Hoti, të cilët kanë probleme me ligjin, janë të dënuar apo janë duke u përballur me aktakuza për vepra të ndryshme penale. Për IKD është e papranueshme që cilindo kabinet qeverisës të ketë persona, të cilët kanë probleme me ligjin, prandaj në këtë drejtim i bën thirrje publike edhe mandatarit Hoti që ta respektojë këtë kërkesë për të krijuar kabinet me persona me integritet”, thuhet në komunikatë.


Sipas të njëjtës organizatë, qeverisja në një shtet demokratik duhet të garantojë dhe siguroj besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura, institucioneve të pavarura, administratës shtetërore dhe atyre të krijuara me ligj, duke ofruar në qeverisje persona të cilët nuk kanë probleme me ligjin, rrjedhimisht nuk janë të dënuar apo të akuzuar.

“Kjo kërkesë e IKD-së ka të bëjë me procesin e gjatë të avokimit për të dekriminalizuar skenën politike, e cila nevojë është potencuar shpeshherë nga liderët politik dhe institucional, përfaqësuesit e shoqërisë civile, komuniteti ndërkombëtar dhe të tjerë. Sidoqoftë, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova është ballafaquar me një qeverisje qoftë në nivelin qendror, lokal apo atë të administratës shtetërore me individë që kanë pasur problem me ligjin, që kanë ndikuar në mungesë besimi, kredibiliteti dhe integriteti qoftë në raport me qytetarët ashtu edhe me faktorin ndërkombëtar. Qeverisja në një shtet demokratik duhet të garantojë dhe siguroj besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura, institucioneve të pavarura, administratës shtetërore dhe atyre të krijuara me ligj, duke ofruar në qeverisje persona të cilët nuk kanë probleme me ligjin, rrjedhimisht nuk janë të dënuar apo të akuzuar”, thuhet tutje në komunikatë.

IKD në komunikatë shprehet se avokon që të iniciohet rregullimi i fushës së dekriminalizimit të politikës në Kosovës, për të cilin proces IKD shpreh gatishmërinë që të ofrojë ekspertizën e saj, për të ndihmuar në hartimin e rregullave qoftë në aspektin legjislativ qoftë në rrafshin etik me qëllimin e vetëm që bashkërisht të ofrohet një standard i ri i qeverisjes së mirë në Republikën e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori