LAJMI I FUNDIT:

Dëshmia antike e përpunimit të anijeve “cisternë” në portin e Durrësit

Dëshmia antike e përpunimit të anijeve “cisternë” në portin e Durrësit

Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, kohët e fundit është restauruar një enë me përmasa të mëdha, krejtësisht e veçantë për transportin detar të verës.

Bashkë me rëndësinë historike të trashëgimisë kulturore, “dolium”, siç emërtohet ena në latinisht, dëshmon për herë të parë se në portin e Durrësit 1800 vjet më parë përpunoheshin anijet për tregtinë e verës së hapur, që lundronin në itinerarin mes Durrësit dhe porteve të tjerë në Francë, Spanjë dhe Itali.


Grupi i restauratorëve nën drejtimin e arkeologut nënujor Adrian Anastasi, i cili zbuloi reliktin e anijes së mbytur jo shumë larg brigjeve të qytetit, punoi më shumë se një vit, fillimisht për shkripëzimin dhe më pas për konsolidimin e 296 pjesëve të enës që u gjet e copëtuar nën det.

Anijet e specializuara të këtij lloji për transportin e verës së hapur janë quajtur edhe “anije cisterna”. Në pjesën qendrore të hambarëve të tyre ato kishin të sistemuara enë të përmasave të mëdha, “doli”, me një kapacitet mbajtës prej 2.000 litra secila. Bashkë me to, në pjesët e lira të hambarit, kryesisht në kiç dhe në bash sistemoheshin edhe amfora të zakonshme. Këto tipologji anijesh kërkonin edhe porte të specializuar për ngarkimin dhe shkarkimin e tyre.

“Relikti i zbuluar dëshmon që porti i Durrësit i kishte këto struktura përpunuese, pra ishte në kuptimin e plotë një port i rëndësishëm”, thekson Anastasi. /ata/

Në trend Kultura

Më shumë
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Kulture
Romët

Romët

Kulture
BIR

BIR

Poezi
Putini, Pushkini dhe rënia e Perandorisë Ruse

Putini, Pushkini dhe rënia e Perandorisë Ruse

Kulture
Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

Analiza
Padija si shëmti

Padija si shëmti

Kulture
Kalo në kategori