LAJMI I FUNDIT:

Shtatë mijë qytetarë kundër ndërtimeve tek liqeni i Badovcit

Shtatë mijë qytetarë kundër ndërtimeve tek liqeni i Badovcit

Ministri Fatmir Matoshi ka thënë që nuk kanë lëshuar asnjë leje për ta realizuar këtë projekt.

Pamja për rreth liqenit të Badovcit pritet të ndryshojë.

Kështu të paktën parashihet përmes një projekti i cili po mendohet të realizohet nga disa kompani në Kosovë.


Por duket se kjo ide nuk po i pëlqen shumë Mustafë Gashit i cili kalon çdo ditë pranë këtij liqeni.

Njëjtë si atij, një iniciativë e tillë s’po iu duket e duhur mijëra banorëve të tjerë.

Në një grup në rrjetin social Facebook, më shumë se 7000 qytetarë po kërkojnë që ky projekt të mos realizohet.

Ardian Nrecaj thotë që ata nuk janë kundër projektit, por lokacionit i cili do t’i sillte dëme liqenit të Badovcit.

Ata madje po planifikojnë të ndërmarrin edhe hapa të tjerë, si peticione e protesta.

Ndërkohë ministri në detyrë i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi për T7 po thotë që nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë për këtë projekt.

Sipas Matoshit realizimi i këtij projekti varet për cilën zonë bëhet fjalë.

Ndërsa kryeshefi i ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu në një përgjigje me shkrim ka thënë se projektet e tilla do ta vështirësonin kualitetin e ujit dhe atë të sigurisë.

Por krejt ndryshe po thonë nga kompania e cila parashihet ta realizojë projektin. Madje thonë që ky projekt do të ndikojë pozitivisht. Në këtë reagim thuhet që ky projekt përmbush të gjitha kërkesat e komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori