LAJMI I FUNDIT:

Valon Behrami dhe dy ish-lojtarë të tjerë kthehen për ta ndihmuar Genoan, në debutim marrin fitoren e parë

Valon Behrami dhe dy ish-lojtarë të tjerë kthehen për ta ndihmuar Genoan, në debutim marrin fitoren e parë

Genoa është njëra nga skuadrat më të mëdha në Itali, pasi ka të fituar nëntë herë titullin e kampionit.

Por këtë edicion klubi i vjetër italian nuk po kalon momente të mira pasi ndodhet në pozitat e fundit të tabelës.

Duke parë vështirësitë që po kalonte, Genoa vendosi ta shkarkojë trajnerin Thiago Mota si dhe të sjell në krye të skuadrës Davide Nicolan.


Klubi italian shpëtimin duket se do ta gjejë tek ish-futbollistët e saj, pasi ka rikthyer në skuadër tre ish-lojtarë.

Fillimisht Genoa me dy janar zyrtarizoi rikthimin e portierit Mattia Perin që erdhi si huazim nga Juventusi.

Një ditë më vonë Genoa zyrtarizoi edhe mesfushorin shqiptar Valon Behrami i cili ishte pjesë e Genoas nga viti 2003 deri në 2005.

Afrimi i fundit ishte i sulmuesit Mattia Destro që formën më të mirë në karrierë e ka pasur pikërisht te Genoa.

Rikthimi i tre ish-yjeve të skuadrës i ka sjell fat klubit, pasi ka arritur të fitojë 2-1 ndaj Sassuolos dhe t’i ik pozitës së fundit në tabelë.

Perin luajti 90 minuta, ndërsa Behrami u aktivizua në minutën e 72-të duke bërë një paraqitje shumë të mirë, ndërsa Mattia Destro e ndoqi ndeshjen nga banka rezervë pasi nuk kishte kryer asnjë stërvitje me klubin.

Genoa tani ndodhet në pozitën e 19-të me 14 pikë dhe kërkon që t’i shmanget rënies edhe pse një gjë e tillë do të jetë e vështirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori