LAJMI I FUNDIT:

I plagosuri në Prishtinë është 20 vjeçar dhe jashtë rrezikut për jetë

I plagosuri në Prishtinë është 20 vjeçar dhe jashtë rrezikut për jetë

Një person është plagosur sot në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Nga burimet e Klinikës Emergjente rreth orës 12:00 kemi pranuar një të plagosur rreth moshës 20 vjeçare. Bëhet fjalë për lëndim i shkaktuar me armë zjarri. Lëndimi është në këmbën e djathtë. Për momentin është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente”, ka thënë ai.


Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person
Lexo po ashtu Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Ndërsa Policia e Kosovës njofton se në kuadër të veprimeve të saj me një intensitet të shtuar janë ndërmarrë një vragë veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e vendndodhjes të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin./Telegrafi/