LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Perr Schuurs, 19-vjeçari që shihet si pasues i De Ligtit te Ajaxi

Njihuni me Perr Schuurs, 19-vjeçari që shihet si pasues i De Ligtit te Ajaxi

Në sezonin e ri të gjithë do t’i kenë sytë nga Ajaxi dhe sa larg mund të shkojnë, pas largimeve që po i bëjnë në këtë afat kalimtar.

Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt, u larguan në këtë afat kalimtar në drejtim të Barcelonës, respektivisht te Juventusi, për të lënë bosh dy hapësira kryesore.


Derisa largimi i mesfushorit në drejtim të Camp Nou u konfirmua në afatin kalimtar të janarit, mbrojtësi holandez u prezantua te Zonja e Vjetër në javën e kaluar.

Matthijs de Ligt (Foto: Juventus FC/Twitter)

Ajaxi kishte pak opsione, por i pranoi shumat e mëdha nga shitja e lojtarëve, ndërsa tani do të kenë mundësinë që t’i sjellin disa talentë në skuadër.

Kampioni i ligës së Holandës tashmë ka inkuadruar në skuadër lojtarët si Edson Alvarez dhe Lisandro Martinez, që t’i mbulojnë zbrastësirat, por ata tashmë kanë edhe një armë sekrete siç është Perr Schuurs.

Prezantohet De Ligt, merr numrin 4 dhe zbulon arsyen pse mbante fanellën e Juves kur ishte fëmijë
Lexo po ashtu Prezantohet De Ligt, merr numrin 4 dhe zbulon arsyen pse mbante fanellën e Juves kur ishte fëmijë

Mbrojtësi 19-vjeçar që ishte kapiten te Fortuna Sittarrd, që u promovuan në ligën e dytë në sezonin e kaluar, duket se Ajaxi dëshiron ta inkuadrojë atë në skuadrën e parë.

Schuurs shihet si një zëvendësues ideal i Matthijs de Ligt, ndërsa në ndeshjet para sezonale po tregon se mund të jetë lider i ri i skuadrës nga Eredivisie. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori