Në Kosovë të shumtë janë ata që ndajnë dekorata e çmime të ndryshme në shenjë nderimi për personalitete. Por, ndarja e tyre kryesisht bëhet pa bazë të mjaftueshme ligjore.
As Kushtetuta e Kosovës dhe as Ligji për Dhënien e Dekoratave nuk parasheh asnjë personalitet tjetër, pos presidentit të shtetit, si autoritet për ndarjen e dekoratave.
Kryetari i Komisionit Vlerësues për Dekorata në Zyrën e Presidentit, Besim Kajtazi, lidhur me dhënien e dekoratave për KosovaPress ka thënë se shpeshherë ka keqinterpretime dhe mosnjohje të këtij procesi, por ka edhe raste kur përkundër që institucionet e dinë që nuk kanë bazë ligjore për të ndarë dekorata, krerët e tyre veprojnë kundërligjshëm.
“Presidenti i Republikës së Kosovës është autoriteti i vetëm kushtetues, i cili ka të drejtën e dhënies së medaljeve, mirënjohjeve dhe çmimeve. Kjo e drejtë është përcaktuar në Nenin 84 (28) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ndërsa, Ligji nr. 04/L-070 për dhënien e dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës i rregullon procedurat dhe kriteret për dhënien dhe revokimin e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe të drejtat dhe detyrat e të dekoruarve. Dhënia e dekoratave është e drejtë ekskluzive e Presidentit të Republikës së Kosovës, qofshin ato me vetiniciativë, qofshin me propozime për dekorata të dhëna nga Komisioni Vlerësues për Dekorata apo nga personalitetet që kanë të drejtë t’i propozojnë presidentit dhënien e dekoratave”, ka thënë Kajtazi.
Ai ka thënë se as Kushtetuta dhe as Ligji për Dhënien e Dekoratave nuk përcakton ndonjë autoritetet apo personalitet tjetër që ka të drejtë të japë dekorata.
“Kur i referohemi dekoratës nënkuptojmë urdhrat, medaljet, çmimet, titujt e nderit dhe mirënjohjet shtetërore”, ka thënë ai.
Dhënia e dekoratës bëhet duke marrë parasysh kontributin dhe meritat e personave, thotë Kajtazi, porse ato mund t’u jepen edhe shtetasve të huaj, personaliteteve të njohura botërore dhe organizatave ndërkombëtare.
Kajtazi sqaron se dekoratat mund t’u jepen qytetarëve edhe pas vdekjes, por në këto raste, dhënia e dekoratës pas vdekjes së të dekoruarit i bëhet familjarëve të tij: bashkëshortit/tes, fëmijëve, të adoptuarve, nipave/mbesave, prindërve, adoptuesve, vëllezërve dhe motrave të të dekoruarit.
“Nëse i dekoruari nuk ka anëtar të familjes, dhënia e dekoratës publikohet në Gazetën Zyrtare dhe në ueb-faqen zyrtare të Presidentit të Kosovës. Me vendim të presidentit, dekorata jepet në muze që të ruhet si pasuri kulturore e vendit”, ka thënë ai.
Kajtazi thotë se njëjta dekoratë nuk mund t’i jepet dy herë të njëjtit person. Por, sipas tij, ka raste kur i njëjti person është dekoruar, por me dekorata të ndryshme.
“Jo rrallë po ndodhë që të kërkohet të dekorohen personalitete të ndryshme me të njëjtën dekoratë, sidomos me Urdhrin ‘Hero i Kosovës’, thjeshtë kanë dëshirë që edhe presidenti Thaçi të dekorojë personalitete të caktuara. Por, ligji e përcakton që e njëjta dekoratë nuk mund t’i jepet dy herë të njëjtit person, pavarësisht nga kërkesat dhe pavarësisht nga personalitetet”, ka thënë ai.
Kryetari i Komisionit Vlerësues për Dekorata në Zyrën e Presidentit ka treguar se ligji i përcakton shumë qartë edhe personalitetet që mund t’i paraqesin Presidentit të Republikës së Kosovës, propozime për dekorata.
Ata janë Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryeprokurori i Republikës së Kosovës, Ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Kryetari i Komunës, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës dhe personat me reputacion publik apo edhe organizata të tjera.
Kajtazi ka treguar se ligji sanksionon edhe imitimin e dekoratave.
“Ligji është shumë i qartë edhe në këtë drejtim. Askush nuk ka të drejtë të punojë, shesë apo bartë sende që imitojnë dekoratat e Republikës së Kosovës. Kjo është e ndaluar dhe sanksionohet me ligj”, ka thënë ai.
Si Kryetar i Komisionit Vlerësues për Dekorata në Zyrën e Presidentit, Kajtazi ka apeluar tek institucionet përkatëse që të bëjnë propozime zyrtare, gjithëpërfshirëse dhe të arsyetuara.
Po ashtu, ai i ka ftuar edhe personalitetet e ndryshme që janë dekoruar në shtetet e tjera ose organizatat ndërkombëtare, që ta njoftojnë Presidencën e Kosovës për t’i përfshirë ata në evidencën për shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë marrë dekorata nga shtetet e tjera ose organizata ndërkombëtare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kushovski: Transporti publik në Shkup është normalizuar, autobusët qarkullojnë rregullisht
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim – përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë