Vendimi mbi çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mund të merret muajt e ardhshëm deklaroi në Bruksel kreu i Komisionit europian, Jean Claude Juncker.
“Shqipëria ka bërë një progres të konsiderueshëm në rrugën e saj drejt BE-së. Ky është një testament i vendosmërisë e forcës së popullit shqiptar si dhe angazhimit personal të kryeministrit ndaj reformave”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp.
Juncker përmendi faktin që 88% e qytetarëve shqiptarë kanë ndjesi pozitive për bllokun europian dhe 92% e mbështesin objektivin e anëtarësimit, çka e bën Shqipërinë një prej vendeve europiane me përkrahjen më të fortë për BE-në. Duke cituar raportin pozitiv të komisionit europian, numri një i tij theksoi se Shqipërisë i duhet dhënë drita jeshile për nisjen e negociatave, nisur dhe nga fakti që çdo vendim i tillë bazohet në merita e rezultate të prekshme në fusha të caktuara.
Megjithatë, kishte edhe një por… Sipas Junckerit, ka disa pengesa që duhet kapërcyer sepse disa vende anëtarë të bllokut nuk janë në favor të një lëvizjeje të tillë.
“Puna nuk përfundon në qershor, pavarësisht vendimit të këshillit të ministrave”, shtoi Juncker. Të njëjtën gjë kishte pohuar më herët edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili tha se mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por paralajmëroi se jo të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian pajtohen me këtë vlerësim.
Një nga gjërat që po shkakton shqetësim aktualisht në BE është situata aktuale politike, pas njoftimit të presidentit Meta se do të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i KE-se tha se njerezve nuk u duhet ndaluar ushtrimi i të drejtave të tyre demokratike. “Nuk ia bllokon dot popullit shqiptar mundësinë për tu shprehur; mendoj se zgjedhjet duhet të zhvillohen sipas planit. Nëse jo, kjo mund ta shtyjë perspektivën europiane të Shqipërisë, theksoi Juncker. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës