LAJMI I FUNDIT:

Kjo pyetje me siguri i pengon përgojimet: A jeni të guximshme ta bëni?

Kjo pyetje me siguri i pengon përgojimet: A jeni të guximshme ta bëni?

Pa marrë parasysh a bisedoni për njerëzit e tjerë apo vetëm dëgjoni çfarë të tjerët flasin, ju drejtpërdrejt jeni pjesë e tregimit të pakuptimtë dhe të perfid

Të flasësh pas shpine për njeriun tjetër, të përhapësh thashetheme për të, nuk sjell asgjë të mirë, por mundet edhe ta dëmtojë personin i cili ato thashetheme i tregon.


“Përhapja e thashethemeve qëllimkëqija dëmtojnë jo vetëm objektin e përgojimit, por edhe përgojuesin i cili atëherë duket si person i papjekur”, thotë shkrimtarja Sharon Schweitzer.

Psikologu social, Laurent Beg, thotë: “Përafërsisht 60 për qind e bisedave ndërmjet të të rriturve i është përkushtuar debatit mbi ngjarjet të cilat thjesht nuk kanë ndodhur. Shumica nesh bën gjykimin e vet pikërisht në bazë të supozimeve”, transmeton Telegrafi.

Shtrohet pyetja, përse aq shumë kemi qejf të përgojojmë?

Mbase kjo do t’ju tingëllojë bizare, mirëpo ato seri të padobishme dhe emisione televizive janë fajtore përse përgojojmë.

Ndonëse përgojimi ndihmon që të krijohen rrjetet sociale. Përgojimet të cilat i ndajmë me të tjerët na mundësojnë që të krijojmë kontakte më të qëndrueshme sesa simpatitë e përbashkëta ndaj ndokujt.

Gjërat të cilat nuk bën assesi t’i flisni për ish-partnerin
Lexo po ashtu Gjërat të cilat nuk bën assesi t’i flisni për ish-partnerin

Është për keqardhje që njerëzit të cilët përgojojnë, pikërisht nuk ndihen fajtorë dhe nuk pendohen për këtë gjë. Ata edhe nuk e kuptojnë që gabojnë dhe thjesht kënaqen duke përgojuar të tjerët.

Nëse nuk dëshironi të dëgjoni thashetheme për të tjerët, këtë mund ta pengoni me pyetjen e thjeshtë drejtuar personit i cili dëshiron t’ju tregojë ndonjë thashetheme: “Përse po ma tregon atë?”

Pasi që të dëgjojë këtë pyetje, bashkëbiseduesi juaj do ta kuptojë që juve kjo tenë nuk ju intereson.

Personi i cili përgojon do të jetë i tmerruar me pyetjen tuaj të drejtpërdrejtë, mirëpo do ta kuptojë që nuk keni qëllim të lëndoni atë e të bisedoni për dikë pas shpine. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kur çiftet mërziten, psikologët thonë se përdorin këto pesë gjuhë

Kur çiftet mërziten, psikologët thonë se përdorin këto pesë gjuhë

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kalo në kategori