Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se Projektligji për Buxhetin, Projektligji për Dialogun dhe Projektligji për Pagat në sektorin publik, janë shembujt më të mirë se kjo pakicë qeverisëse e ka jetike mbetjen në pushtet duke shkelur të gjitha parimet.
LDK, përmes një komunikate, thotë se koalicioni është i varur nga kushtëzimet joparimore të PSD dhe në mënyrë indirekte, nga Lista Serbe.
“Projektligji i propozuar për buxhetin është jozhvillimor dhe me logjikë konsumuese. Projektligji për Dialogun i siguron Presidentit drejtimin e dialogut, përkundër që kemi një shtet të sistemit parlamentar. Projektligji për Pagat në sektorin publik, injoron në tërësi parimin e pagave të njëjta për punë të njëjta dhe parimin e rritjes së pagave në harmoni me rritjen ekonomike dhe kapacitetin buxhetor. Projektligji për Pagat, thellon drastikisht diferencat me sektorin privat, ulë kapacitetet investuese dhe në mungesë të investimeve të brendshme nxitë konsumin nga importi”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.
Sipas LDK-së, Projektligji për Pagat ka për qëllim që të mbulojë rritjen 100 për qind të pagave të Qeverisë, kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave të mbi 80 zëvendësministrave, koordinatorëve koti, mbi 400 këshilltarëve e vozitësve dhe të arsyetoj pagat e larta të Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit dhe të kabineteve të tyre.
“Logjika zhvatëse e kësaj qeverie dhe kësaj pakice parlamentare e sfidon edhe shkencën e ekonomisë, sepse me një rritje ekonomike mbi 4%, synohet të rriten pagat 100 për qind. Rritja e pagave në sektorin publik po dëmton rëndë sektorin privat, i cili me taksat e tyre e mbush arkën e këtij shteti. LDK, si pjesë e Partive Popullore Evropiane (EPP), i jep përparësi sektorit privat, rritjes së vendeve të punës, luftimit të varfërisë dhe rritjes së të ardhurave për arkën e shtetit, të cilat, shpien automatikisht tek rritja e pagave në sektorin publik”, thotë LDK.
Më tej, LDK-thotë se ky projektligj për pagat dekurajon investimet e huaja direkte, për shkak të rritjes së diferencës dhe pabarazisë ndërmjet sektorit publik dhe privat.
“LDK, konsideron se shpërndarja e buxhetit duhet të bëhet mbi baza të kritereve të barabarta, se pagat duhet të jenë të njëjtë për punë të njëjta dhe se pagat në sektorin publik nuk duhet të rriten mbi bazën e premtimeve nga fushatat parazgjedhore dhe organizimit politik të grevave. Punonjësit e arsimit, sikurse edhe ata të administratës shtetërore, meritojnë paga dinjitoze dhe të drejta. Por, në kohën kur kemi themeluar ushtrinë, orientimi i buxhetit për paga dhe lënia anash e nevojave mbrojtëse, do të jetë një gabim i madh i Qeverisë dhe Kuvendit. Politikat e tilla të koalicionit qeverisës, LDK i konsideron se do të jenë barrë për shtetin, të cilën do ta paguajnë gjeneratat e ardhshme, siç po e paguajnë tani qytetarët grekë. LDK nuk do të bëhet kurrë pjesë e këtij vendimi, i cili për luksin e qeveritarëve aktualë dhe për blerje të qetësisë sociale, i fut në borxhe gjeneratat e ardhshme”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës