Gjykata Themelore në Prishtinë shpall aktgjykimin për të akuzuarin me inicialet SH.T, për veprat penale “Grabitje dhe Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas një njoftimi për media, i akuzuari SH.T i shpallur fajtor është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet e gjashtë (6) muaj.
Në njoftim po ashtu thuhet se, gjykata ka konstatuar se i akuzuari SH.T ka hyrë me armë zjarri (pistoletë në duar), duke e drejtuar kah pronari i “Moneygram”, tani i dëmtuari B.S duke e detyruar që t’ia jap paratë e gatshme në shumë prej 400 euro.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit SH.T për veprat penale Grabitje nga neni 329 par. 3 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së. I akuzuari SH.T është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet e gjashtë (6) muaj të cilin do ta mbaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënimin me gjobë në lartësi prej gjashtëqind euro (600,00 ) të cilin do ta paguaj brenda afatit prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Gjykata ka konstatuar se i akuzuari SH.T më datën 10.09.2018 rreth orës 12:20 në Podujevë, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Filialin e “Moneygram” me qëllim që vetës apo personave tjerë ti sjellë përfitim të kundërligjshëm pasuror me përdorimin e forcës dhe të kanosjes serioze ka hyrë me armë zjarri-pistoletë në duar duke e drejtuar kah pronari i “Moneygram” tani i dëmtuari B.S duke e detyruar që t’ia jap paratë e gatshme në shumë prej 400,00 Euro dhe në atë mënyrë përvetësoi sendin e huaj nga tani i dëmtuari B. S, e më pas me armë në dorë është larguar nga vendi i ngjarjes, me këtë ka kryer veprën penale Grabitje nga neni 329 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Siç thuhet tutje në njoftim, me rastin e vendosjes lidhur me llojin dhe lartësinë e dënimit për të akuzuarin, kjo gjykatë kishte parasysh dhe mori në konsideratë të gjitha rrethanat e mundshme lehtësuese.
“Lidhur me konsiderimin e rrethanave lehtësuese gjykata konstaton se pavarësisht udhëzimeve të gjykatës që deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor të akuzuarit ti bëhet me dije se pranimi i fajësisë në çdo fazë të procedurës penale konsiderohet si rrethanë lehtësuese dhe kështu gjykatës i krijohej mundësia e shqiptimit të dënimit edhe nën minimumin e dënimit të paraparë për veprën penale të grabitjes nga neni 329 par.3 lidhur me par.1 KPRK-së, përkundër faktit se të gjitha provat e administruara qartazi provonin përtej çdo dyshimi të bazuar se tani i akuzuari është kryes i kësaj vepre penale, i njëjti deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor nuk e ka pranuar fajësinë për asnjë prej veprave penale për të cilën është akuzuar. Sipas nenit 329 par.3 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimi për veprën penale të grabitjes është dënim me gjobë dhe me burgim prej shtatë (7) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025