Pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga Manchester United, klubi ka vendosur që portugezin ta zëvënëdsojë me Ole Gunnar Solskjaer.
Në rolin e menaxherit të përkohshëm, norvegjesi ka shumë probleme për t’i adresuar në tentimin e tij për të larguar negativitetin që po rrethon klubin.
Telegrafi Sport hedh vështrimin mbi tri probleme që duhet t’i zgjidhë urgjentisht tekniku i ri “i përkohshëm”.
Të nxisë moralin dhe lumturinë e ekipit
Nën drejtimin e Mourinhos, një njeri që kurrë nuk ka hezituar të kritikojë lojtarët në publik dhe të lë mendimin të fluturojë në formë të fuqishme, nuk ka mundur që kjo gjë të mos ketë impakt në skuadër.
Nëse kjo bashkohet me taktikat e tij pragmatike, tensioni te Unitedi ishte gjithnjë në rritje. Në një spirale që nuk kishte të ndalur së shkuari poshtë, Manchester United e gjen veten 19 pikë prapa liderit Liverpoolit, një pozitë e papranueshme për klubin me kualitetin dhe nivelin e Unitedit.
Me Solskjaerin që tashmë ka marrë udhëheqësinë e klubit, sfida e tij e parë do ët jetë që të rikthejë sa më shumë që mundet vetëbesimin dhe pozitivitetin në grup. Në formë kruciale, ky teknik ka treguar më parë se ai përkarh lojtarët dhe gjithnjë shpreh besimin në trupat e tij. Kjo pa dyshim se do të jetë një frymim i ri për ekipin e Unitedit që u lodh nga stili dhe qasja demoralizuese e Mourinhos.
Problemi Pogba
Marrëdhënia e përkeqësuar e Paul Pogbas dhe Jose Mourinhos është bërë zhgënjyese dhe një sagë e gjatë, pasi dyshja kanë luftuar mes vete në pjesë më të mirë të vitit.
Teksa Mourinho ishte i pari që i hodhi benzin zjarrit duke e kritikuar shumë herë dhe duke e lënë në stol, fituesi i Kupës së Botës me Francën nuk e vazhdoi shkëlqimin nga Botërori për shkak të gjesteve të tij dhe për natyërn e tij të zhurmshme të përfshirjes në konflikte, duke frustruar Mourinhon në shumë raste.
Ai kurrë nuk i besoi Pogbas, e Mourinho vuajti që të nxjerrë më të mirën nga ylli 120 milionësh.
Teksa ka shprehur më parë admirimin për Porgan dhe punoi me të gjatë kohës kur drejtoi rezervat e Unitedit, Solskjaer do të kënaqet me mundësinë për të përfshirë të shumëkërkuarin nga Juventusi.
“Unë do të ndërtoja ekipin përreth tij, absolutisht pa asnjë dyshim. Kjo tregon se sa larg ka shkuar ky djalosh. Paul është një djalosh fantastik dhe shpresoj se ne mund të ndërtojmë ekipin përreth tij dhe ta mbajmë atë”, u shpreh Solskjaher në gusht.
Kështu pritet që menjëherë Pogba të jetë nga fillimi në formacion ndaj Cardiff Cityt, me mesfushorin enigmatik që do të jetë një tjetër diamant i integruar në planet e 45 vjeçarit.
Rikthimi i futbollit sulmues
Teksa shqetësimi është rritur në shumë fronte, tatkikat e pakuptimta të implementuara shpesh nga menaxheri portugez ishin baza e kontestimit nga shumë njerëz. Duke gjykuar përvojat e mëparshme të solskajer, trajneri i ri në krye mund të sjellë një futboll më konkret, më sulmues siç edhe pëlqehet në Old Trafford, e që do të jetë muzikë në veshët e tifozëve të Unitedit.
Edhe pse do të marrë kohë që idetë e tij të gjejnë përshtatshmërinë, në momentin që do të gjejnë vendin e duhur, Solskjaher do të shpresjoë që ekipi i tij mund të luajë futboll progresiv dhe atraktiv me posedim.
Më parë Pep Guardiolën dhe Sir Alex Fergusonin ai i ka përmendur si idhujt e tij dhe kurrë nuk ishte i frikësuar që t’u japë të rinjve një rast, norvegjesi pritet që të fillojë ndërtimin e ekipit nga mbrojtja, duke i çuar anësorët lart dhe duke shfrytëzuar shpejtësinë e dinamizmin e Anthony martial dhe Marcus Rashford për të zbrapsur mbrojtjet kundërshtare.
Nëse merren parasysh të gjitha gjërat, ai ka një detyrë masive para vetes që të vë gjërat nër rrugë të drejtë dhe të ringjallë gjigantët, Djajtë e Kuq.
Duke poseduar një dashuri të pamatur dhe njohuri për klubin, dëshira për të luajtur futboll ofensiv dhe dëshira për të rikthyer kënaqësinë e futbollit te lojtarët e tij, do ta bëjë shikimin e punës së Solskjaer një gjë fascinuese, pasi ai do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të ringjallur ekipin që ai aq shumë e do, Manchester Unitedin.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës