LAJMI I FUNDIT:

Përse dridhet qeni im?

Përse dridhet qeni im?
gettyimages

Kur kafshët shtëpiake dridhen është shumë lehtë të supozojmë se e kanë nga i ftohti, por faktikisht ka edhe shkaktarë tjerë se përse qentë apo macet dridhen

Mund të jetë e vështirë të vërehet dallimi për shkak se qentë dridhen për shumë arsye – mund të dridhen nga emocionet kur ju shohin, nga dhimbjet, nga mosha e shtyrë, ose mund të kenë edhe marramendje.


Por, dridhjet dhe të ngjethurat e papritura mund të jenë simptoma të ndonjë gjëje më serioze – siç janë sëmundjet e veshkave, helmimet apo lëndimet.

Kështu që, nëse qeni juaj fillon të ngjethet apo dridhet papritmas, është e rëndësishme t’i vëreni edhe simptomat tjera si diarreja, të vjellat apo çalimin.

Në këtë rast duhet të flisni menjëherë me veterinarin.

Një tjetër arsye se përse qeni juaj mund të dridhet, që është e ngjashme me njerëzit, mund të jetë si formë e kontrollimit të temperaturës.

Njësoj sikurse njerëzit, as qentë s’mund të flenë shkaku i brengave
Lexo po ashtu Njësoj sikurse njerëzit, as qentë s’mund të flenë shkaku i brengave

Kur ju jeni me grip, termostati i trupit vendoset në një temperaturë më të lartë. Kur temperatura përpiqet të bie poshtë në nivel normal, ndodhin të ngjethurat në mënyrë që të vendoset në pikë temperatura.

Nëse qeni juaj është me grip, ai mund të dridhet për të krijuar nxehtësi trupore; mund të kontrolloni nëse qeni ka temperaturë duke ia ndjerë hundën. Nëse e ka hundën të lagësht dhe të freskët, atëherë është shenjë e një shëndeti të mirë, por nëse e ka hundën të tharë dhe të nxehtë, atëherë qeni mund të jetë me grip.

Sipas ‘Pet Health Network’, dridhja mund të jetë edhe shenjë e sëmundjeve si problemet me veshka apo mos balancimi hormonal.

Edhe çrregullimet neurologjike dhe muskulore mund të shkaktojnë të ngjethura dhe dridhje te qeni.  /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Këshilla Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

Lifestyle
Kalo në kategori