15 minuta, tre përbërës: Melhemi shtëpiak për fytyrë zbut lëkurën, rrafshon rrudhat!
Përbërësit për këtë maskë gjenden në çdo kuzhinë, ndërkaq janë ideale për bukurinë e lëkurës dhe dukjen rinore
Një herë në javë ndani vetëm 15 minuta dhe bëni maskën ushqyese për fytyrë, e cila lëkurës suaj do t’i japë freski rinore dhe do të rrafshojë rrudhat në fytyrë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– gjysmë bananeje të pjekur
– dy deri në tri lugë me jogurt
– një lugë të vogël me mjaltë.
Përgatitja:
Bananen e shtypni dhe e përzini me përbërësit tjerë. Maskën e formuar e aplikoni në fytyrë, pritni që të thahet për 15 minuta dhe e shpëlani së pari me ujë të ngrohtë e më pas me të ftohtë.
Bananet janë të pasura me materie ushqyese që janë të mira për lëkurën, ndërsa studime të ndryshme kanë zbuluar se bananet janë të shkëlqyeshme për reduktim të rrudhave.
Acidi i qumështit nga jogurti ofron një piling të butë, ndërsa mjalti ofron hidratimin e nevojshëm për lëkurën.
Ky qull është i përshtatshëm për të gjitha llojet t lëkurës, e mund ta aplikoni për çdo ditë deri kur t’i vëreni përmirësimet. Ai do ta bëjë lëkurën tuaj të hidratuar dhe të shëndetshme, do t’i mënjanojë rrudhat.
Rezultatet e para do të duhej të shihen pas tri javëve të përdorimit të përditshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Ç’është bukuria e brendshme?
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Vajza dhe gra, kjo bimë bën që të mos keni nevojë të shkoni më te gjinekologu
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit