LAJMI I FUNDIT:

Spalletti buzëqesh, tre lojtarë i kthehen nga kombëtaret

Spalletti buzëqesh, tre lojtarë i kthehen nga kombëtaret
EINDHOVEN, NETHERLANDS - OCTOBER 03: Mauro Icardi of Inter Milan celebrates with teammates after scoring his team's second goal during the Group B match of the UEFA Champions League between PSV and FC Internazionale at Philips Stadion on October 3, 2018 in Eindhoven, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Pas gjashtë fitoreve radhazi, Luciano Spalletti po punon me një grup të reduktuar lojtarësh në ditët e fundit, pasi shumë lojtarë gjenden ne kombëtaret e tyre.

Interi po përgatitet që të luajë derbin ndaj Milanit më 21 tetor.

Gjithsesi lajmi i mirë për Luciano Spallettin  është se tre nga lojtarët e grumbulluar me kombëtaret respektive, janë rikthyer sërish në Milano.


Kjo pasi është vlerësuar se nuk janë në gjendjen e duhur fizike.

Bëhet fjalë për mbrojtësin italian Danilo D’Ambrosio dhe dy kroatët, Sime Vrsaljko dhe Marselo Brozovic.

Ky është një lajm mjaft i mirë për trajnerin e Interit, pasi tashmë stafi mjekësor i Interit, po punon për t’i rikuperuar plotësisht tre futbollistët që të jenë në dispozicion për ndeshjen derbi me Milanin. /Telegrafi/