LAJMI I FUNDIT:

Periudha më e pikëlluar e jetës e Sylvester Stallones: E ka shitur qenin e vet për 25 dollarë për të mbijetuar – tregim i cili do t’ju bëjë të qani!

Periudha më e pikëlluar e jetës e Sylvester Stallones: E ka shitur qenin e vet për 25 dollarë për të mbijetuar – tregim i cili do t’ju bëjë të qani!

Në filmin kult “Rocky” kemi mundur të shohim se si Sylvester Stallones shëtit qenin e vet dhe si vrapon me të nëpër qytet. Qeni e ka shoqëruar në film, si edhe në jetën e përditshme. 

Mirëpo, tregimi për marrëdhënien e tyre është e tillë sa që mund të pikëllojë edhe zemrat më të forta, transmeton Telegrafi.


Stallone ka qenë shumë i varfër dhe ka pasur jetë të rëndë, para se është bërë i famshëm. Njëherë madje ka vjedhur stolitë e bashkëshortes së vet për t’i këmbyer me para për të blerë ushqim.

Diç të ngjashme ka bërë edhe me qenin e vet.

Sylvester Stallone sot e pranon që momenti më i vështirë në jetën e tij, është periudha në të cilën më së shumti ka vuajtur në jetë, ishte kur në një kafene, duke u përpjekur për ekzistencë ka shitur qenin e vet për 25 dollarë.

Ia ka shitur një të panjohuri, ndërkaq me ato para ka blerë ushqim. Pas këtij rasti nga kafeneja ka dalë duke qarë dhe i përvuajtur.

Pas dy javësh nga ajo ngjarje, ka shikuar meçin ndërmjet Muhammad Aliut and Chuck Wepnerit dhe është inspiruar që të shkruajë skenarin për filmin “Rocky”.

Skenari ka qenë i gatshëm për 20 orë dhe Stallone urgjentisht ka kërkuar se kujt do t’ia shiste. E ka shitur për 125.000 dollarë.

Për atë skenar, Stallone e ka pasur një kusht, të luajë rolin kryesor. Producentët e kanë refuzuar, sepse kanë dashur të kenë një aktor të afirmuar.

Pas disa javësh, megjithatë e kanë ftuar në studio për të luajtur rolin kryesor dhe e kanë paguar 35.000 dollarë.

E para që Stallone ka bërë me ato para është që ka filluar kërkimin e atij të panjohuri të cilit ia ka shitur qenin e vet.

Ka qëndruar ulur tri ditë para kafenesë në të cilën ia ka shitur të panjohurit qenin.

Kur më në fund është shfaqur, Stallone për 15.000 dollarë e ka rimarrë qenin e vet, të cilin për shkaqe ekzistenciale ishte detyruar ta shiste.

Pas gjithë asaj që kanë kaluar, Stallone dhe qeni i tij edhe një kohë të gjatë kanë qenë bashkë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Bëje vet
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Aktivitete sportive
Këto ushtrime për duar zgjasin pesë minuta, zëvendësojnë 30 minuta stërvitje

Këto ushtrime për duar zgjasin pesë minuta, zëvendësojnë 30 minuta stërvitje

Ndërtim i muskujve
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kalo në kategori