Qentë e duan gjumin dhe për këtë qëllim zgjedhin poza të ndryshme.
Në shpinë, në bark, apo disi ndryshe, – është zgjedhje e cila varet nga vetë qeni. Megjithatë, pozita e trupit të tij gjatë gjumit mund të tregojë disa gjëra, transmeton Telegrafi.
Nëse fle në krah
Nëse e gjeni qenin duke fjetur në krah, kjo mund të thotë që qeni është i lumtur dhe me siguri ndihet i sigurt. Gjumi në krah mund të na thotë që qeni është i kënaqur me pronarin e vet dhe ndihet mirë pranë tij.
Qeni ka arritur besimin në ju
Nëse shputat i vendos nën trup, bishti prek kokën, ndërkaq fle i mbledhur. Është pozitë shumë e shpeshtë e gjumit të qenve është e ashtuquajtura pozitë dhelpre. Qentë me këtë pozitë të trupit me rastin e gjumit ruajnë temperaturën e trupit të tyre. Qentë të cilët flenë në këtë pozitë janë të butë, të këndshëm dhe miqësorë.
Gjumi në stomak, me të katër këmbë të shtrira
Nëse qentë flenë me këmbë të shtrira, në barkë, ndërkaq koka e prek dyshemenë, kjo mund të tregojë që ai qenë është shumë energjik, vital, andaj ajo pozitë i ndihmon që të reagojë shpejt.
Gjumi në shpinë, me katër këmbët lart
Gjumi në këtë pozitë nuk do të duhej t’ju brengosë. Qeni është në këtë pozitë më i lëndueshëm, mirëpo kur në shtëpinë tuaj fle në këtë mënyrë do të thotë që ka një nivel të lartë besimi dhe sigurie kur gjendet panë jush.
Gjumi në stomak, derisa pjesa tjetër e trupit është e lakuar në njërën anë
Me fjetjen në këtë pozitë qeni juaj nuk mund të lirohet në tërësi, sepse muskujt i janë të tendosur. Mirëpo, kjo nuk do të duhej t’ju brengosë shumë, sepse nuk do të thotë patjetër që qeni nuk ndihet i sigurt. Nëse qeni ka shpirt aventurieri dhe nëse është shumë energjik, do të fle kështu.
Fjetja në shpinë me këmbët e pasme lart
Qeni është i lumtur dhe i relaksuar në këtë pozitë, dhe pikërisht ajo pozë për gjumë i ndihmon që të lirohet nga nxehtësia e tepërt. Përkushtojuni qenit tuaj, ndërkaq ai në shumë mënyra do t’i shprehë ndjenjat dhe nevojat, – kjo është njëra ndër to. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Këshilla për një trup me muskuj të ndërtuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës