LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre në referendum (Video)

Zaev: Qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre në referendum (Video)

Kryeministri Zoran Zaev u takua me ndihmës Sekretarin Shtetëror të ShBA-ve për Çështje Evropiane dhe euro-aziatike, Wess Mitchell.

Ai në fillim ceku se ndihmës Sekretari Shtetëror i ShBA-ve Wess Mitchell erdh në mars të këtij viti, ku kryeministri Zaev e ka njoftuar për hapat që Maqedonia do t’i ndërmarr për të zgjidhur të gjithë pengesat që ekzistonin në rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Që atëherë, suksesshëm zgjodhëm disa çështje të rëndësishme, posaçërisht arritja e marrëveshjes me Greqinë. Edhe atëherë, sikur tani, vizita e tij është inkurajim i fuqishëm për ne dhe për qytetarët e vendit tonë, për hapin tonë ardhshëm historik, dhe kjo është referendum i suksesshëm. Referendum ku ashtu sikur premtuam, qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre. Ky është vendim historik, dhe secili vendim i madh është rezultat i kompromisit të madh, por në rastin tonë kompromisi është një hap para. Hap që do të na mundësojë anëtarësim në BE dhe NATO me të gjitha përfitimet që vinë”, tha Zaev.

Sipas kryeministrit Zaev, referendumi është mundësi për arritjen e qëllimeve strategjike të Maqedonisë, duke shprehur bindjen se përqindje e madhe e qytetarëve më 30 shtatorit do të vendosin që Maqedonia të jetë anëtare në BE dhe NATO.

Ai ju bëj thirrje liderëve që t’ju bëjnë thirrje që qytetarët të dalin të votojnë në referendum duke përfshirë edhe opozitën maqedonase OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori